Gerapetritis: Ballkani Perëndimor duhet të trajtohet si prioritet i lartë, familja evropiane është e vetmja rrugë

Picture of INA
INA

24/10/2025

Ballkani Perëndimor duhet të trajtohet si një prioritet i lartë. Ekziston vetëm një rrugë, drejt familjes evropiane, theksoi ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Gerapetritis, në fjalimin e tij gjatë ngjarjes të organizuar nga Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës, me titullin “Greqia përballë sfidave moderne ndërkombëtare”.

Shefi i diplomacisë greke foli për politikën e jashtme të vendit të tij dhe përmendi edhe rajonin, duke theksuar se Ballkani Perëndimor për ta “nuk është vetëm fqinjësi fizike”, por aktualisht është “në fokus të interesit për shumë arsye”.

“Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme është se ‘bakteri’ i nacionalizmit që ka ekzistuar në këtë rajon gjatë kohës duket se po rilind përsëri. Nuk ka kërcënim më të madh se një nacionalizëm i shtypur që del në sipërfaqe në një terren minues. Për këtë arsye, Ballkani Perëndimor duhet të trajtohet si prioritet i lartë. Ekziston vetëm një rrugë, drejt familjes evropiane. Kjo është arsyeja e dytë për Ballkanin Perëndimor. Duhet të jetë në radarët tanë. Sepse aktualisht, ashtu si edhe në shumë pjesë të tjera të botës, Ballkani Perëndimor është një terren ku zhvillohet presion nga shtete që luftojnë për të ushtruar ndikim. Dhe nuk është gjithmonë ndikim legjitim. Po shohim se ka ndërhyrje, madje edhe në proceset zgjedhore. Kërcënimi hibrid me përdorimin e inteligjencës artificiale është diçka që ndryshon rregullat e lojës,” theksoi Gerapetritis.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor, së bashku me Afrikën, pjesë të Azisë dhe Amerikës Latine, janë zona “ku ka shumë ndërhyrje të huaja”, gjë që minon demokracinë, por edhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

Duke folur paralelisht për politikën e jashtme, ai theksoi disa herë rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, por edhe mesazhin se “nuk mund të imagjinohet ndryshimi i kufijve me forcë”.

TË FUNDIT

Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

Detonatorët në Leposaviq ndezin alarmin: Ekspertët paralajmërojnë skenarë destabilizues në veri të Kosovës

Durmishi: Në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi paga minimale është më e ulët se në Maqedoni

Ky rezultat i duhet Kosovës sonte që të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror

Sa numra i ka Glauk Konjufca, ja çka thotë deputetja e VV- së

Clark godet sërish: Isha i përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’ia bënte Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË