Geriatria/ Fetai: Nuk jam kompetent për Arifin, është suspenduar nga partia

Picture of INA
INA

23/04/2025

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, thekson se nuk është në opusin e kompetencave të tij çështja e skandalit të supozuar të drejtorit të Geriatrisë Muhsin Arifi, i cili sipas njoftimit të Prokurorisë ka marrë ryshfet prej 20 mijë eurosh për të shtruar në spital një pacient.

“Çështja e mitmarrjes së supozuar nga drejtori i Geriatrisë nuk më përket mua si zëvendëskryeministër. Unë kujdesem për koordinim politik të aktiviteteve shtetërore në luftën kundër korrupsionit dhe për qeverisjen e mirë. Institucionet përgjegjëse këtu janë Prokuroria natyrisht, organet e rendit, të drejtësisë”, tha Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë.

Roli i Fetait në Qeveri, krahas ndjekjes së parimeve për qeverisje të mirë, përgjegjësi, llogaridhënie, ndershmëri e gjithëpërfshirje është edhe të bashkëpunojë në përforcimin e luftës kundër korrupsionit nëpërmjet planeve dhe grupeve dhe grupeve të caktuara. Postin që sot mban Fetai është krijuar në janar të vitit 2022, për të krijuar dhe mbështetur politika antikorruptive, pasi që të njëjtat ndër vite kanë qenë kryefjala e raporteve të organizatave të brendshme dhe ndërkombëtare.

Fetai, shprehet se sa i përket qasjes partiake, ata e kanë bërë atë që duhet bërë. Arifi, është pezulluar deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

“Ne çka kemi bërë si subjekt politik është që menjëherë pas arrestimit të drejtorit në fjalë si parti politike kemi thirrur Komisionin e Etikës në kuadër të partisë dhe e kemi suspenduar të njëjtin deri në një vendim përfundimtar”, u shpreh Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë.
“Ne tash presim vendimin përfundimtar të gjykatës në lidhje me këtë rast, duke respektuar prezumimin e pafajësisë”, theksoi tutje Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë.

Drejtori i Geriatrisë Muhsin Arifi, vjen nga partia Aleanca për Shqiptarët që kryetari i saj Arben Taravari, është ministër i Shëndetësisë ndërsa zyrtari tjetër Arben Fetai, është zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë.

Arifi bashkë me një person tjetër u arrestuan pas një raportimi në polici se ka kërkuar ryshfet prej 100 mijë eurosh për të shtruar në spital një pacient.

Ryshfetin, sipas Prokurorisë Arifi e ka kërkuar pasi paraprakisht ka marrë informata për gjendjen financiare të pacientit.

Ai ka propozuar që t’i shitet pasuria pacientit për të paguar ryshfetin, por kur ka kuptuar që të s’mund të bëhet një gjë e të tillë, Arifi ka pranuar që fillimisht të jepen 20 mijë euro dhe pastaj, nëse gjendet pasuri shtesë të sigurohet prona.

I deleguari i Arifit, është kapur në makinë duke i marrë paratë në kesh./Alsat.mk

TË FUNDIT

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË