Gërkovska: Fushatat zgjedhore të jenë transparente, që të mos ketë lajme të rreme dhe dezinformata

ina-online
ina-online

15/02/2024

Zëvendëskryeministrja, Slavica Gërkovska, i është drejtuar pjesëmarrësve në procesin e zgjedhjeve që t’i kenë parasysh jo vetëm ligjet por edhe parimet etike gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre, pasi që me shpalljen e zgjedhjeve dhe fillimin e periudhës parazgjedhore është shumë e rëndësishme që pjesëmarrësit t’i posedojnë këto parime. Gërkovska nëpërmjet një letre të hapur thekson qytetarët nuk duhet të përballen me situatat e herave të kaluara e sidomos nga e kaluara jo shumë e largët gjatë periudhës kohore të zgjedhjeve.

“Zhvillimi i drejtë i zgjedhjeve është baza dhe parakushti kryesor për përfshirjen e të gjitha parimeve të tjera të qeverisjes së mirë, të përcaktuara nga Këshilli i Evropës. Dhe për të siguruar një atmosferë të drejtë dhe demokratike, është e domosdoshme që çdo pjesëtarë në zgjedhje të veprojë me përgjegjësi dhe etikë dhe të mos kërcënojë integritetin e procesit zgjedhor”, tha Gërkovska.

Ajo shtoi se detyrë e përbashkët është që të sigurojnë një armosferë të sigurt dhe demokratike ndër to institucionet të jenë të parat në linjën e përgjegjësisë, në të cilën çdo votues lirshëm mund të ushtrojë të drejtën e tij demokratike. Sipas Gërkovskës, prioritet në veprimin politik duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve dhe besimi i ndërsjelltë ndërmjet komuniteteve në shoqërinë multikulturore.

“Në këto kohë sfiduese, transparenca e fushatave zgjedhore është veçanërisht e rëndësishme, pasi qytetarëve duhet t’u mundësohet që të marrin vendime bazuar në informacione të sakta. Lajmet e rreme, narrativat e dëmshme dhe dezinformatat bëjnë të kundërtën. Dhe për këtë është e rëndësishme që të gjitha subjektet politike t’i prezantojnë programet e tyre në mënyrë të hapur dhe të ndershme, pa manipulime”, tha Gërkovska.

Gërkovska thekson se periudha parazgjedhore dhe ajo zgjedhore është një mundësi për të treguar pjekurinë e demokracisë dhe pjesëtarëve në të dhe prandaj është me rëndësi që secili bartës dhe pretendent për funksion, të udhëheq me shembull personal duke ia bashkangjitur standartet etike dhe principet demokratike. Ajo shtoi se ata të cilët kërkojnë besim në zgjedhje duhet të punojnë në interesin më të mirë të mundshëm të qytetarëve dhe të vendit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

INFO

NA NDIQ