Gërkovska paralajmëron Artan Grubin: “Mos i keqpërdor zyrat për qëllime partiake”

INA
INA

13 Maj, 2023

Zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska i dërgon paralajmërim zëvendëskryeministrit Artan Grubi që të mos i keqpërdor zyrtar e ministrisë për sistem politik, për qëllime dhe aktivitete partiake.

Siç mëson jo zyrtarisht Alsat, kabineti i zëvendëskryeministres Gërkovska e ka pranuar dhe e ka shqyrtuar lëndën e Komisioni për Anti Korrupsion i cili ka konstatuar se Artan Grubi i ka shfrytëzuar zyrat e ministrisë për të mbajtur aktivitete partiake, ndër të cilat edhe organizime të takimeve të ndryshme partiake të lideri të partisë Ali Ahmeti po bnë hapësirat e ministrisë.

Informacionin për Alsat e konfirmuan nga kabineti i zv/kryeministres për Qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska.

“Menjëherë sapo lënda arriti në Kabinet, u ndërmorën aktivitete që të konstatohet nëse ekzistojnë shkelje të Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarëve publik të emëruar ose zgjedhur nga Qeveria. Është konfirmuar se Kodi Etik është shkelur, për çka për z. Grubi është shqiptuar paralajmërim”, thonë nga Kabineti i zv/kryeministres Sllavica Gërkovska.

Kabineti i Zëvendëskryeministrit për krijimin e politikave të mira, Sllavica Gërkovska më herët ka shqiptuar paralajmërime për shkelje të kodit etik edhe ndaj ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, për të cilin ka konstatuar se e ka shfrytëzuar veturën zyrtare të ministrisë për aktivitete partiake dhe zgjedhore, ndërsa Komisioni për Anti Korrupsion ka konstatuar se në ministrinë e Jashtme nuk ka as raport dhe evidencë përkatëse për shfrytëzimin edhe të naftës në veturat zyrtare.

Megjithatë, disa ditë më parë, zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska deklaroi se kodi etik dhe moral për funksionarët në vend nuk luan rol të rëndësishëm. Ajo theksoi se disa funksionarë më të lehtë e kanë të paguajnë gjoba se sa të respektojnë vlerat etike dhe morale në shtet dhe shoqëri./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KASAMI

Sporti na bashkon/Durrësi, Ulqini, Bujanoci e Peja bëhen bashkë në Tetovë

pendarovski-ikkkk-800x445

Pendarovski: Do ta rrisim numrin e ushtarëve në Kosovë

plenkovic rama

Kryeministri kroat Plenkoviq dallon nga Edi Rama për zhvillimet në Veri të Kosovës

nexhmedin-spahiu

Veriu i Kosovë/ Spahiu: Shpresoj dhe besoj se do të triumfojë Kosova

HOXHA

Gjendja në Veri/ Hoxha nga Shkupi: Jemi një popull, jemi gati, s’guxon askush t’i shkelë vijat e kuqe!

moti-1

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

TRAGJEDI

Tragjedia në Indi/ Mbi 280 të vdekur nga përplasja e trenave, qindra të plagosur

kurti

Kurti në NBC: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

INFO

NA NDIQ