Gërkovska: Siguria kibernetike është bërë më e rëndësishme se kurrë më parë

Picture of INA
INA

20/09/2023

Me përparimin e shpejtë në teknologji, siguria kibernetike është bërë më e rëndësishme se kurrë më parë dhe zbatimi i procesit të transformimit digjital duhet të merret shumë seriozisht nga të gjitha palët, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska në Dialogun rajonal për politikat kibernetike, i cili mbahet sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Në atë drejtim, tha Gërkovska, është zgjidhja e re e propozuar ligjore për Ligjin për sigurinë e sistemeve të rrjeteve dhe informative dhe transformimin digjital, i cili u shqyrtua dje në Këshillin Nacional për Transformim Digjital të Shoqërisë, dhe i cili parasheh themelimin e një Agjencie, e cila do të jetë përgjegjëse për këtë problem.

Duke folur për kërcënimet hibride që kërcënojnë shoqëritë demokratike dhe minojnë besimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gërkovska iu referua sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës së TI-së dhe shërbimeve digjitale, si dhe dezinformatave që shfrytëzojnë dallimet ekzistuese, përhapin frikë tek qytetarët dhe propagandojnë mosbesim në institucionet demokratike.

“Është koha që të gjitha qeveritë në rajon dhe të gjitha palët e interesuara në shoqëritë tona të përqendrohen më shumë në ndërtimin e rezistencës ndaj luftës hibride, sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve të tjera që lidhen me ndikimet e dëmshme të huaja dhe fushatat e dezinformimit. Qasja që përfshin të gjitha palët në shoqëri është e vetmja metodë që mund të japë rezultate, prandaj duhet të inkurajohet bashkëpunimi ndërmjet qeverive, mediave dhe shoqërisë civile, si dhe shkëmbimi i praktikave dhe njohurive në nivel rajonal”, përfundoi Gërkovska.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ishte cak i kërcënimeve të rreme me bomba, por jo vetëm kaq. Nga fundi i vitit 2022 e në vazhdim, sulmet kibernetike kanë ndodhur në faqet e institucioneve shtetërore si Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Qeveri, Ministritë e Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, nga ku janë vjedhur të dhënat e qytetarëve dhe në disa raste për ta sulmuesit kërkuan shpërblim në kriptovaluta.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në vend është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare. Numri më i madh i kërcënimeve të rreme ka ndodhur në shkurt – madje 439, gjegjësisht vetëm në pesë ditë të javës së punës nuk ka pasur kërcënim me bombë. Në nëntor ka pasur 30 kërcënime, në dhjetor 272, kurse më 1 mars të këtij viti është arritur rekordi – madje 120 shkolla dhe institucione të tjera kanë marrë kërcënim të rremë brenda një dite se është vendosur bombë.

Ndërkohë, sistemi i FSSh-së ishte i padisponueshëm nga 7 shkurti, për dy javë të plota.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

TË FUNDIT
22 minuta
Mitko Çavkov del nga burgu!?
23 minuta
Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor
1 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
1 orë
Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive
1 orë
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

ME TE LEXUARA

16 orë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
1 ditë
VLEN: BDI dhe satelitët e saj vazhdojnë të shpifin
7 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
1 orë
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro
9 orë
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
1 ditë
Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang
7 orë
LSDM: Biletat e klasës biznes të Mickoskit dhe ministrave në SHBA kushtuan 20 mijë euro
1 ditë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

LEXO MË SHUMË

mitko

Mitko Çavkov del nga burgu!?

venko filipce

Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

zjarr

Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

burg

“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

policia

Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

plazh bregdeti shqiptar

Vdes një person në plazhin e Durrësit

sedat-750x430-1

Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji

INFO

NA NDIQ