Gërvalla e godet Lajçakun si ndërmjetës të bisedimeve, i thotë në sy se duhet të ndërrohet

Picture of INA
INA

08/07/2023

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz në Dubrovnik të Kroacisë ka kritikuar ashpër emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak për mënyrën e ndërmjtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas shifrave që ka preznatuar Gërvalla, në dy vitet e fundit ka një rritje prej 30 % të shkallës së humbjes së besimit dhe rritjes së skepticizmit për kapacitetin e diplomacisë evropiane.

Sipas të dhënave që ka cituar Gërvalla, në vitin 2021 ishin rreth 50 % që i kanë thënë Qeverisë të mos bëjë kompromis sa i përket Asociacionit, derisa kjo përqindje në vitin 2023 është rritur në 80%.

Njëjtë ka thënë se përqindja është rritur edhe sa i përket asaj që Kosova të mos bëjë kompromise në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan Express.

“S’ka një storie të sukesist të Evropës për të parandaluar një luftë. Në dy vitet e fundit humbja e besimit dhe skepticizmi për kapacitetin e diplomacisë së BE-së ka shpërthyer me rritje prej 30 %. Derisa në vitin 2021, 50 % i thanë Qeverisë sonë që të mos bëjmë kompromis sa i përket Asociacionit. Derisa në vitin 2023 në mars ishte 80 %.Në 2021, rreth 50 % na thënë të mos bëjmë kompromis në dialogun e lehtësuar. Në mars 2023, ishte 84 %”, ka deklaruar Gërvalla,.

Ajo ka thënë se një rritje e tillë e përqindjes është fakteqësi për çdo ndërmjetësim.

“Kjo është një fatkeqsi për cdo ndërmjtësim që të prodhojë një dinamik të tillë”, ka thënë Gërvalla.

Duke përmendur këto shifra dhe këto kritika ndaj BE-së, ajo ka thënë se ka alternativa, duke thënë se është e nevojshme një strategji e re dhe njerëz të rinj.

“Dhe sigurisht që ka alternativa. Kjo është ajo që po themi. Kemi nevojë për një strategji të re dhe njerëz të rinj që mundohen të kuptojnë një mënyrë më të mire”, ka thënë shefja e diplomacisë kosovare.

Tutje Gërvalla ka thënë se Kosova nuk e shfrytëzon BE-në për fondet që jep, duke thënë se Kosova është më shumë për vlerat evropiane sesa për paratë e BE-së.

“Ndryshe nga tjerët ne nuk jemi duke e shfrytëzuar BE-në për para. Jemi më shumë për vlera evropiane sesa për paratë e BE-së.

Shpresoj që BE-ja do të mbetet tek vlerat e saj. Jo vetëm ne fjalë, por me të vërtetë. Sepse kjo do të vendos fatin e konceptit seeevropian në garën globale”, ka thënë Gërvalla.

Lajcak ka folur pas Gërvalles dhe i ka thënë minsitres kosovare se s’ka një Bashkim Evropian tjetër në planet.

TË FUNDIT
12 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja
12 orë
Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut
13 orë
Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët
14 orë
VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?
14 orë
Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!

ME TE LEXUARA

19 orë
Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat
19 orë
Ahmeti porosi Mickoskit: Nuk na dridhet qerpiku sepse jemi në të drejtë
17 orë
Ja në cilat komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme komunale
16 orë
Uji në Kumanovë prej sot mund të pihet
14 orë
Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!
14 orë
VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

LEXO MË SHUMË

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

pasaporta-gjermane

Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!

cezme-uji

Uji në Kumanovë prej sot mund të pihet

zgjedhjet-maqedoni

Ja në cilat komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme komunale

IMG_2534

Ahmeti porosi Mickoskit: Nuk na dridhet qerpiku sepse jemi në të drejtë

bilall kasami

Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat

INFO

NA NDIQ