Gërvalla e prerë: S’lejojmë Republikë Serbe në Kosovë, jemi fokusuar në marrëveshjen me njohjen reciproke

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18 Shkurt, 2023

Kryediplomatja Donika Gërvalla thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për mediumin boshnjak FENA, Gërvalla tha se Kosova është duke u fokusuar në marrëveshjen finale që duhet të rezultojë në njohje reciproke.

“Njohja e plotë ndërkombëtare e realitetit të pavarësisë së Kosovës do të ishte një sinjal për Serbinë se destabilizimi i fqinjëve si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk është një recetë për sukses”.

Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dërguar një letër urimi në adresën e presidentes kosovare Vjosa Osmani.

Ai ka thënë mirëpret ‘po-në’ e autoriteteve të Kosovës për propozimin e Bashkimit Evropian me të cilin synohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Biden ka përmendur në letër “njohjen reciproke si qëllim eventual” të SHBA-ve në kuadër të procesit të dialogut Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e BE-së, ndryshe nga herët e kaluara kur përmendte specifikisht përkushtimin për “njohje reciproke në qendër”.

“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më të qetë dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Biden.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

veriu-kosoves-mitrovic

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri

vjosa osmani

Osmani në takimin me Macronin dhe Scholzin: Vuçiqit i kërkova ta largojë ushtrinë e tij nga kufiri me Kosovën

scholz macron vjosa osmani

Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia

vucic vjosa osmani

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

MUHAMERI

Vuçiqi po i mashtron, manipulon dhe gënjen ndërkombëtarët

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

INFO

NA NDIQ