Gërvalla në OKB: Serbia nuk do marrëveshje, Daçiq është përgjegjës për krime lufte

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/04/2023

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia po tenton ta bllokojë integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe tha se e rëndësishme të ndërmerren masa ndaj veprimeve të tilla është.

“Është e qartë që Serbia nuk do marrëveshje në dialog. Në të kundërtën, do ta pengojë çfarëdo marrëveshje sepse Serbia e 2023-tës nuk do më të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku është duke u diskutuar për Kosovën.

Ajo ka thënë se raporti i prezantuar ka gabime dhe sa disa ngjarje të rëndësishme mungojnë, teksa shtoi se “këto mangësi nuk janë të reja”.

“UNMIK është bërë faktor destabilizues dhe nuk i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon. Me këtë raport, e ka dokumentuar edhe se sa jo i domosdoshëm është bërë”, ka thënë Gërvalla, duke shtuar se Kosova ka bërë përmirësime të ndjeshme në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, “duke përforcuar ndjeshëm rrugën drejt integrimit evropian”.

Ministrja Gërvalla: Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, aktualisht është duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

Ajo tha se Daçiq është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë, derisa akuzoi se ai i përbuz viktimat e luftës në Kosovë.

Që Daçiq është kriminel, Gërvalla tha se do ta thotë në tri gjuhë: shqipe, angleze e serbe.

“Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte”, tha Gërvalla. Ajo përmendi edhe postet që Daçiq e Vuçiq i kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe.

“Vuçiq e Daçiq që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”. Kryediplomatja tha se Vuçiq e Daçiq i kanë duart me gjak.

TË FUNDIT

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË