Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s’janë provokim

Picture of INA
INA

04/09/2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një panel diskutimi të martën në margjinat e Forumit të Bledit në Slloveni.

Gërvalla ka thënë se vendet e Ballkanit janë duke u marrë përsëri me kërcënimet për luftë e të cilat vijnë nga një vend fqinj, duke aluduar këtu për Serbinë.

Ministrja e MPJD-së, foli edhe për reagimet e aleatëve në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovë në veri të vendit.

Gërvalla ka thënë se raportet e Kosovës me partnerët shkojnë përtej obligimeve ditore.

“Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me partnerët shkojnë shumë përtej punëve ditore që ne po bëjmë. Kosova është historia më e suksesshme e perëndimit në rajon që nuk ishte e lehtë në të kaluarën. Kosova është një histori suksesi amerikane dhe evropiane, sepse na duhej NATO për të ndalur luftën dhe gjenocidin dhe për t’i sjellë lirinë popullit tonë, dhe kjo është arsyeja pse ky realitet është shumë përtej asaj që ne po bëjmë në vende të ndryshme”, ka thënë Gërvalla, shkruan Telegrafi.

Ministrja ka folur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, derisa ka shtuar se “do të vazhdojmë të hapim ura”.

“Ajo çfarë po bëjmë, kemi pasur diskutim për hapjen e urave, po pra do të vazhdojmë të hapim urat, sepse ato janë për të bashkuar njerëzit dhe qytetet, urat s’janë për të mbetur aty me simbolet e vjetra të Sllobodan Millosheviqit në qytet të ndarë. Do të vazhdojmë të ofrojmë për të gjithë shansin për të jetuar në paqe dhe siguri në vendin tonë”, është shprehur ajo.

Ministrja e Jashtme ka thënë se veprimet e Kosovës s’janë provokim për askënd dhe se provokim për Serbinë është vetë ekzistenca e shtetit dhe Republikës së Kosovës.

“S’do të ndalemi së bëri gjënë e duhur, sepse në anën tjetër të kufirit ka njerëz që nuk janë të interesuar të shohin prosperitetin e Kosovës duke prosperuar. Dhe për të qenë e hapur dhe e sinqertë me ju. Ajo që po bëjmë s’është provokim për askënd, ekzistenca jonë si Kosovës, si Republikë, është provokim për fqinjin tonë verior. Por s’mund të zhdukemi dhe jemi aty për të qëndruar dhe do të qëndrojmë të ofrojmë perspektivë më të mirë për qytetarët tonë”, tha Gërvalla.

Kujtojmë se Ndihmës Sekretari i Shtetit, Jim Obrien, i cili kishte quajtur veprimet e Kosovës në veri të pa koordinuara dhe provokative.

TË FUNDIT

Aliu: Abetarja e Përbashkët Kombëtare futet për herë të parë në arsimin shqip në RMV

Bastisje në dy lokacione në Shkup!

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË