Gërvalla ‘shuplakë’ Ramës: Nuk i takon atij të na mësojë, mos të sillet si i dërguar i BE-së

ina-online
ina-online

12 Korrik, 2023

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka përcjell një porosi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me dërgimin e draftit të tij për Asociacionin në BE si dhe për përplasjen Rama-Kurti, pas anulimit të takimeve të fundit.

Shefja e diplomacisë kosovare në një intervistë për Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhi theksoi se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë. Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, deklaroi ministrja Gërvalla.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

INFO

NA NDIQ