Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka quajtur anti-ligjor vendimin e BQK-së për ndalimin e kartëmonedhave 500-she.
Gërxhaliu për Ekonomia Online ka thënë se vendimi është marrë me ngutim dhe se dëmi do të jetë mbi sektorin privat. Për këta të fundit, Gërxhaliu ka kërkuar trajtim më të dinjitetshëm.
Profesori i ekonomisë, thekson se për vendime është dashur të ketë kampanja informuese. Ndërsa, konsideron se vendime për ndalim të kartëmonedhave mund të marrë vetëm Banka Qendrore Evropiane (BQE).
“Në rend të parë duhet të kuptohet që për vendime të tilla duhet të një kampanjë informuese paraprakisht dhe në rend të dytë vetë vendimi i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës është në kundërshtim ku është shkruar në një formë krejt tjetër dhe të nesërmen kërkohet heqja e fjalisë së parë dhe duhet të kuptohet që Kosova nuk ka të drejtë ndalimi, por ka të drejtë vetëm të zbatimit të asaj se çka është vendosur në nivele më të larta dhe niveli më i lartë është Banka Qendrore Evropiane dhe nemi dëshmitar të asaj që është falsifikim, parregullsi dhe risk”.