Nënkryetari i ASH-së, Gëzim Kadriu ka theksuar se BDI shpif sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në poste udhëheqëse në Spitalin e Kumanovës.
Ja reagimi i tij:
“Po i ndjek disa zyrtarë të BDI-së opozitare në qytetin e Kumanovës të cilët po reagojnë me statuse në fb, duke u munduar tê paraqesin në opinion gjendjen e zymtë të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shëndetësore.
Për fatin e keq të BDI-së dhe për fatin e mirë të shqiptarëve realiteti është me sa vijon:
Në spitalin e Kumanovës VLEN ka arritur marrëveshje me partnerët e koalicionit për shtatë pozita udhëheqëse më shumë se BDI kur ishte në pushtet, që do të udhëhiqen për herë të parë nga kuadro shqiptare, mjek profesionistë, edhe atë:
1.Repartin e Rengenit
2.Repartin e Gjinekologjisë
3.Repartin e Sëmundjeve Interne
4.Repartin e Neurologjisë
5.Barnatoren e Spitalit
6.Sekretari i përgjithshëm i spitalit
7.Udhëheqësin e sektorit për Punë Juridike