Gëzimi më i madhë i shqiptarëve kur zhvillohen fushatat elektorale

0

Analistë, gazetarë, profesorë, eksperta, politikanë, duke u shitur secili më i mençur se tjetrit japin lloj lloj konkluzione e parashikime.
Thua se populli i përvuajtur nuk e njeh realitetin në tërren, harrojnë se populli nga hallet është bërë analisti më i mirë i ngjarjeve dhe situatave.

Muhamer Pajaziti

Shqiptarët me gëzim të madh i presin fushatat elektorale. Që nga mëngjezi e deri në mbrëmje nuk lënë edicion të lajmeve pa përcjellë, debate televizive, muhabete të zjarrta nëpër lokale të ndryshme deri sa të shurdhohen. I bëjnë katër veshët dhe kanë dëshirë për të dëgjuar gënjeshtra dhe përralla që si besojnë as fëmijët.

Kemi dëshirë të shpresojnë dhe të shohin ëndrra me sy hapur, sepse jemi popull i vuajtur e i stërvuajtur nëpër shekuj. Sepse jo më kotë thonë se, shpresa e fundit vdesë. Shyqir Zotit më duket edhe pak shpresë ka mbetur, sepse ndryshe do të shkonim për lesh.

“Pasha besën Kadria e ka vendos me luftu korrupcionin, i ka largu krejt hajnat prej listave zgjedhore”, “Ramushi ka me ba 100 për qind shtet”, “Vjosa do të jetë femra e parë kryeministre në historinë e Kosovës dhe do të qeverisë me stilin Rugovës”, Albini do ta forcoj sistemin e drejtësisë dhe ata që kanë vjedhur vec kur ti shihni me pizhama duke dalë prej shtëpie të arrestuar nga policia e shtetit”.

Këto janë disa nga muhabetet që qarkullojnë nëpër oda e kuvende të ndryshme. Këto ishin disa nga thekset që u dëgjuan në parafushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.

Fushata që ka filluar herët me gjasë deri më 6 tetor do ti shurdhojë qytetarët e Kosovës. Analistë, gazetarë, profesorë, eksperta, politikanë, duke u shitur secili më mençur se tjetrit japin lloj lloj konkluzione e parashikime.

Thua se populli i përvuajtur nuk e njeh realitetin në tërren, harrojnë se populli nga hallet është bërë analisti më i mirë i ngjarjeve dhe situatave.

Populli e din se cili është më i miri, por ndonjherë voton prej hallit se mos humb vendin e punës apo ndonjë privilegj, ndonjëherë për hatër, por në shumicën e rasteve atë subjektë që e meriton. E tillë është situata në Kosovë, sepse kemi qytetarë më të vetëdijsuar nga qeverisjet dhe përvojat e së kaluarës.

Prandaj mos i jepni aq shumë zorë me këto debate, le të parashtrohen programet e jo një garë pa fre se cili është më i miri.

Lereni popullin të vendos, ai është dhe do të jetë barometri më i mirë dhe më i saktë. (INA)