‘Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime’! Dafina Zeqiri bën dedikim romantik për 30 vjetorin e DJ Geek

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo prej kohësh është e lidhur me Dj Geek, i cili është Dj i saj personal. Në çdo koncert janë së bashku, i cili është suportuesi më i madh i këngëtares.

Ditën e sotme Geek feston 30 vjetorin e lindjes, ku nuk ka munguar një dedikim romantik nga ana e këngëtares, duke e shoqëruar me disa foto të tyre ku duken mjaft të dashuruar dhe të lumtur.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Dj dhe shoku im i ngushtë”, ka shkruar Dafina krahas disa fotove të tyre.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Pas konfirmimit të romancës së tyre, ata kanë qenë kryefjala e mediave.