Ghani rizgjidhet president i Afganistanit

0

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u shpall fitues i zgjedhjeve të shtatorit të kaluar.

Rezultatet u vonuan për shkak të akuzave për manipulim të votave.

Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Hawa Alam Nuristani, tha të martën se Ghani është rizgjedhur president me 50.64 për qind të votave.

Sipas saj, rivali kryesor i Ghanit, Abdullah Abdullah, ka dalë i dyti me 39.52 për qind.

Kundërshtarët e Ghanit thonë se zgjedhjet e 28 shtatorit janë përcjellë me mashtrime masive dhe probleme teknike, për shkak të pajisjeve biometrike që janë përdorur për votim.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë po ashtu e ulët – me vetëm 1.82 milion vota të numëruara.

Pothuajse një milion vota u hodhën poshtë për shkak të parregullsive.

Afganistani ka rreth 37 milionë banorë dhe 9.6 milionë votues të regjistruar./R.E.L