Pas 100 vitesh pronësi të Juventusit, familja Agnelli mori një vendim të madh dhe në të njëjtën kohë historik, i cili nuk është gjë tjetër veçse,- sipas një raportimi të Giornale, – të vazhdojë me shitjen e klubit.
Emri Juventus është i ndërthurur me familjen Agnelli dhe anasjelltas, por ka shumë mundësi që kjo marrëdhënie e ngushtë të pushojë së ekzistuari në të ardhmen e afërt.
Të paktën kështu pretendon gazeta “Il Giornale”, ku gazeta milaneze tregon se familja ka vendosur të largohet dhe se tashmë ka nisur procedurat për të përgatitur lamtumirën me klubin.
Juventusi është tani në krizë të qartë dhe në qendër të betejave ligjore, me ish-presidentin Andrea Agnelli që është transferuar në Holandë dhe klubin në prag të kolapsit.
Bilanci është katastrofik, mes humbjeve dhe borxheve, dhe familja dëshiron që, pas një zhdoganimi kontabël, të dalë në treg”, tha burimi, duke shtuar se qëllimi tani është të gjendet një blerës për të udhëhequr “Vecchia Signora” në një epokë të re.