Gir: Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe me vendosmëri më të madhe të lëviz drejt rrugës eurointegruese

Picture of INA
INA

10/07/2024

Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe me vendosmëri më të madhe të lëviz drejt rrugës eurointegruese, tha sot në Vinicë, euroambasadori Dejvid Gir, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse rezultatet nga zgjedhjet evropiane do të ndikojnë në procesin e zgjerimit të BE-së.

“Liderët e qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pas zgjedhjeve evropiane treguan përkushtim se vizioni i tyre strategjik pesë vitet e fundit do të jetë procesi i zgjerimit, ashtu që mund të them se procesi i zgjerimit mbetet prioritet kryesor”, tha Gir, duke shtuar se nuk sheh ndryshim edhe për strukturën e ardhshme të institucioneve evropiane.

Punën e vetme që që mund të shtoj, shtoi ai, është se në këtë moment me të vërtetë ekziston mundësi e madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kontekstin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ashtu që shpresoj shumë se Maqedonia e Veriut, por edhe e gjithë Ballkani Perëndimor, do të jetë në gjendje të përfitojë nga ky moment pozitiv në kontekst të zgjerimit të BE-së dhe do të mund të ecë më me vendosmëri drejt rrugës eurointegruese.

Në zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti fituan partitë e spektrit të djathtë, gjë që solli deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë. Edhe krahas përforcimit të së djathtës, Partia Popullore Evropiane (EPP), e udhëhequr në zgjedhje nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, mbetet fraksioni më i fortë në përbërjen e re të Parlamentit evropian me 189 vende të deputteëve. Në mandatin e ri parlamentar, në Parlamentin 720-anëtarësh, socialdemokratët fituan 133 vende, liberalët 82, konservatorët 70, Identiteti dhe Demokracia 60 dhe të Gjelbrit 53 vende.

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË