Shërbimi Europian kundër mashtrimit me 18 hetime në Maqedoninë e Veriut

INA
INA

26/07/2023

Nëse hetimet e Shërbimit evropian kundër mashtrimeve – OLAF rezultojnë me dyshime për aktivitete kriminale, ato lëndë do të përcillen në Prokurorin Publike dhe për atë rast presim që prokurori publik të marrë veprimet me kohë dhe ato veprime ne do t’i ndjekim me vëmendje, deklaroi sot në Manastir Dejvid Gir, shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të MIA-s.

Ambasadori Gir konfirmoi se Shërbimi evropian kundër mashtrimeve (OLAF) me seli në Bruksel ka përgatitur rekomandime për institucionet evropiane dhe autoritetet e RMV-së në lidhje me keqpërdorimin e fondeve evropiane.

“Kjo tregon se sa seriozisht BE-ja qaset dhe kontrollon mënyrën se si shpenzohen paratë nga tatimpaguesve evropianë në Maqedoninë e Veriut. Dua të theksoj se OLAF është një organ shum serioz, që kryen hetime se si shpenzohen paratë e BE-së. Unë e konfirmoj numrin, por nuk i di detajet në lidhjet me vetë hetimet. Mund të konfirmoj se ka subjekte të ndryshme që janë pjesë e atyre hetimeve. Nëse hetimet e OLAF-it rezultojnë me dyshimet për veprimtari kriminale, ato raste do t’i përcillen Prokurorisë Publike, dhe në këtë rast presim që Prokurori publik të ndërmarrë veprime me kohe dhe ne do t’i ndjekim ato veprime nga afër”, tha ambasadori Gir.

Gjatë vizitës në Manastir, ambasadori Gir theksoi se njerëzit që keqpërdorin paratë e tatimpaguesve evropianë, në fakt po i mashtrojnë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Shërbimi evropian kundër mashtrimeve (OLAF), përgjegjës për revizionin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe për shtetet tjera shfrytëzuese, në pesë vitet e fundit hapi 36 hetime për vendet nga Ballkani Perëndimor për keqpërdorime ose parrregullsi të lidhura me fondet evropiane, nga të cilat 18, siç transmetoi Euronjuz Albania, i referohen keqpërdorimit të fondeve evropiane në vend. OLAF ka përgatitur shtatë rekomandime për institucionet evropiane dhe autoritetet e RMV-së. Nga shërbimi nuk ka informacione shtesë për hetimet konkrete, por është publikuar se për fondet evropiane, të cilat janë shpenzuar tërësisht ose pjesërisht në nivel kombëtar ose rajonal në vitin 2022, në Maqedoni janë hapur katër hetime, ndërsa tre janë mbyllur me rekomandime të duhura.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

INFO

NA NDIQ