Gir: Partitë politike duhet t’i ofrojnë një zgjedhje të qartë elektoratit, për të parandaluar polarizimin dhe dezinformimin

ina-online
ina-online

26/01/2024

“Narrativa është që të kemi zgjedhje të mira demokratike në Maqedoninë e Veriut. Rekordi i kaluar zgjedhor ka qenë shumë i suksesshëm dhe ne shpresojmë që partitë e ndryshme politike dhe kandidatët e ndryshëm do t’i ofrojnë një zgjedhje të qartë elektoratit”.

Kjo u theksua nga ambasadori i BE-së, David Gir në manifestimin e organizuar nga Lëvizja Evropiane, ku prioritetet e presidencës belge të BE-së i prezantoi ambasadori i Belgjikës në Maqedoninë e Veriut me seli në Sofje, Frederic Meris, përcjell INA.

Sipas tij, duhet absolutisht të ndalohet polarizimi dhe dezinformimi dhe të punohet për një proces zgjedhor paqësor, bashkëpunues që do të jenë një histori suksesi, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet.

Gir theksoi se shumë nga prioritetet e presidencës belge janë gjithashtu shumë të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, siç është mënyra se si e trajtojmë tranzicionin e gjelbër, sundimin e ligjit, tranzicionin social.

“Zgjedhjet do të çojnë në formimin e një qeverie të re dhe ajo do të duhet të përballet me të gjitha këto prioritete dhe sfida. Qytetarët do të presin rezultate në përballjen me luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, reforma në administratën publike do të jetë problemi kryesor i çdo qeverie që do të vijë. Kemi disa udhërrëfyes për reformat në drejtësi, reformat në administratën publike dhe shtetërore, kemi një raport nga skriningu, ku janë zbuluar probleme të ndryshme, si dhe një mision vlerësues nga KE. Të gjitha këto janë pritshmëri që duhet të çohen përpara”, theksoi Geer.

Ambasadori evropian theksoi sërish se është absolutisht e nevojshme fokusimi tek reformat në vend. Ai vuri në dukje se çdo vonesë në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut ka pasoja për vendin dhe rajonin, dhe veçanërisht të rrezikuara janë arritjet e deritanishme të vendit, në të cilat ka investuar bashkësia ndërkombëtare. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

pensionist-pleq

Pensionet do të rriten për 5% – Ai më i ulëti do të ketë shtesë vetëm 626den

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

INFO

NA NDIQ