Gjakovarët ta ‘kompleksojnë’ Dubai-n, ja festa e jashtëzakonshme e Vitit të Ri (Video)

Qeveria e Kosovës, për këtë vit të ri nuk ka pasur asnjë organizim për hedhjen e fishekzjarreve, shkaku i situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit.

Por, kjo nuk i ka penguar qytetarët, që me vetëiniciativë të shpenzojnë qindra euro në fishekzjarre.

Një video nga Gjakova e dërguar në redaksinë e Syri.net Kosova, tregon organizimin e një familje gjakovare në hedhjen e fishekzjarreve në momentin kur akrepat prekën orën 24:00.