Gjashtë gjërat që i ndodhin trupit kur ecni çdo ditë

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/04/2023

Stili modern i jetesës ka bërë që shumicën e kohës ta shpenzojmë duke qëndruar ulur, e kjo pastaj po na shpie në shumë probleme shëndetësore si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik.

Ekspertët shëndetësorë rregullisht na kujtojnë të mos e harrojmë rëndësinë e aktivitetit fizik.

Ecja është një prej aktiviteteve më të vjetra fizike njerëzore dhe është tejet fitimprurëse për shëndetin tonë.

Ajo e shpejton metabolizmin pa u shkaktuar problem nyejve, djegë kalori, e parandalon shtimin e peshës, na bën më të shëndetshëm, më të lumtur, etj.

Sidoqoftë, ekspertët kanë treguar në detaje për gjashtë përfitimet kryesore shëndetësore të ecjes.

1. I lufton sëmundjet kronike siç janë ato të zemrës, artriti dhe diabeti. Është një prej formave më të sigurta të ushtrimeve fizike, i mbështet nyejt me qarkullim të përmirësuar dhe që i ndihmon sistemit limfatik ta kryejë funksionin e vet. Ndër tjerash e zvogëlon inflamacionin. Ecja është falas, efikase dhe mënyrë e mirë për ta mbajtur formën fizike, për ta përmirësuar funksionin hormonal, muskulor dhe atë të zemrës.

2. Ecja është mënyrë efikase për ta mbajtur një peshë të shëndetshme. Është ushtrim i lehtë që ka rrezik të ulët të lëndimeve.

3. Ecja e ulë rrezikun e sulmit të trurit, sëmundjeve koronare të zemrës dhe sulmeve të zemrës. Ndër tjerash e ulë shtypjen e gjakut, ndikon pozitivisht në pulsin e zemrës, kapacitetin ushtrimor, në kualitetin e jetës, etj.

4. Ecja është mënyrë natyrale për ta përmirësuar disponimin dhe për ta luftuar depresionin e ankthin.

5. Ecjet e rregullta e ndalojnë humbjen e masës së eshtrave që vjen si pasojë e plakjes.

6. Ecja është ushtrim me impakt të ulët që nuk kërkon pajisje dhe që mund të performohet me çfarëdo ritmi dhe në çdo kohë.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË