Gjashtë raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Picture of Ina Online
Ina Online

13/01/2025

Gjashtë raste të reja pozitive në Kovid-19 janë evidentuar prej 6 deri më 12 janar. Nga dy raste janë regjistruar në Kumanovë dhe Strumicë, nga një në Shkup dhe Kërçovë, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuara sot, raporton MIA.

Pesë persona nga rastet e reja ishin të moshës mbi 60 vjet. Një rast ishte regjistruar nga grupmosha prej 40 deri 49 vjet.

Gjatë vitit 2025, ndërsa deri më 12 janar, ishin regjistruar gjithsej 11 persona të sëmurë.

Nga ISHP bëjnë të ditur se shkalla e ulët e transmetimit të Sars-kov-2, njoftimi i ulur dhe numri i vogël i mostrave për testim përmes sistemeve sentitel, kanë ndikim ndaj aftësisë që saktë të vlerësohet situata epidemiologjike.

“Popullata e BE/EEA në përgjithësi ka nivel të dukshëm të imunitetit hibrid – infektim paraprak plus vaksinim – dozë përforcuese, që ofron mbrojtje nga sëmundja e vështirë. Personat e moshës mbi 60 vjet janë me rrezik më të madh të sëmundjes së vështirë. Hospitalizimet e personave me Kovid-19 të konfirmuar, pranimet në kujdes intensiv dhe rastet e vdekjes mbeten në nivel të ulët në vendet e BE/EEA. Këto të dhëna në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk janë në dispozicion”, theksojnë nga ISHP.

Edhe pse numri i të sëmurëve nga Kovid-19 në nivel javor është i vogël, siç shtohet, duke pasur parasysh atë se po vijon periudha e qarkullimit të rritur të viruseve të frymëmarrjes në hemisferën veriore, ekziston rrezik që aktiviteti i Sars – kov-2 të rritet, “që e thekson nevojën e vazhdueshme nga mbikëqyrja – në mënyrë epidemiologjike dhe virusale, në nivel kombëtar dhe rajonal”.

“Rekomandohet respektimi i masave bazë për parandalimin e Kovid-19 dhe sëmundjeve të tjera infektive të rrugëve të frymëmarrjes. Vaksinimi mbetet një masë specifike parandaluese, e cila siguron mbrojtje ndaj formave të rënda të sëmundjes, megjithëse ky efekt mbrojtës zvogëlohet me kalimin e kohës. Vazhdon rekomandimi për vaksinimin e personave me rrezik të lartë të formave të rënda të sëmundjes dhe rezultateve të dobëta – siç janë të moshuarit”, theksojnë nga Instituti.

Nuk ka vend për panik, metapneumovirusi është virus i vjetër dhe nuk duhet të pritet që të jetë Covid-19 i ri, deklaroi më 8 janar zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive Zllate Mehmedoviq.

TË FUNDIT

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

Gjykata e Apelit e miratoi ankesën e Prokurorisë! Vasil Jovanov i dënuar me 3 vjet burg dhe 10 muaj për veprën paraprake

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË