Gjatë pandemisë Covid 19, rastet e dhunës në familje janë shtuar për 15%

Rastet e dhunës në familje janë shtuar për 15% gjatë muajve të pandemisë. Sipas të dhënave që dolën sot nga organizata Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, vetëm gjatë vitit 2020 janë raportuar mbi 2120 raste të dhunës në familje, ndërsa Prokuroria në vitin 2020 ka zgjidhur vetëm 1200 raste.

Pandemia covid 19 i ka shtuar rastet e dhunës në familje.

Nga 1828 raste të pranuara në vitin 2019, një vit më vonë këto raste arritën shifrën deri në 2120, ku deri më tash janë zgjidhur vetëm 85% prej tyre.

Këto të dhëna u publikuan nga raporti hulumtues i organizatës Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi ku janë analizuar më shumë se 600 aktgjykime që përfshin të dhëna nga policia, gjyqësori e prokuroria.

“Vërehet se kemi një numër më të madh të dhunës në familje dhe fenomenet e dhunës në familje janë trajtuar në të gjitha këto aktgjykime por ka dallime sa I përket trajtimit të tyre, sa I përket procedimit, sa I përket kualifikimit të veprës penale”, tha Lulzim Aliaj – Ekspert hulumtues.