Gjenden dy personat e zhdukur në rajonin e Manastirit

Janë gjetur dy personat e zhdukur në rajonin e Manastirit.

“Ekipi i Shërbimit Pyjor ka gjetur dy personat e zhdukur. Janë sjellë shëndoshë e mirë në Manastir. Personat në fjalë janë të sigurt, pa lëndime dhe janë pak të frikësuar”, thonë nga QMK.

Personat në fjalë ishin raportuar si të zhdukur në rajonin e Neolicës, (kodra më e afërt me Manastirin nga mali Baba-Pelister).