Gjenden tre persona të vdekur në Maqedoni

0

Tre persona të vdekur janë gjetur të martën, njoftoi policia. Ata janë gjetur të vdekur në vende të ndryshme, shkruan Gazeta Lajm.

Personi i parë i vdekur është gjetur në Strugë rreth orës 8 e 40 minuta, te ura e lumit Sateska. Sipas policisë në veturë BMV me targa të Strugës në ulësen e pasme është gjetur i vdekur N.S. 63 vjeçar.

Rasti i dytë është shënuar në Zajaz ku rreth orës 14 policia është njoftuar se në rrugën për fshatin Reçan, në një humnerë është gjetur G.Xh. 58 vjeçar nga Kërçova, kurse vetura e tij Golf është gjetur rreth rrugës.

Të njëjtën ditë rreth orës 18 e 30 minuta është njoftuar policia se në fshatin Rastesh-Makedonski Brod në oborrin e shtëpisë familjare është gjetur i vdekur P.M. 64 vjeçar.

Në të gjitha rastet policia ka kryer hetime, kurse trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion.