Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur në Burgun e Shuto Orizares (Shutkë) të Shkupit, transmeton TV31. Një 36-vjeçar, është gjetur i vdekur në hapësirën ku ka qenë duke e vuajtur dënimin, në repartin e paraburgimit.
“Më datë 22.09.2024 në ora 08.05 në SPB Shkup, nga Burgu i Shutkës është denoncuar se në repartin e paraburgimit, në hapësirën ku ka qenë duke qëndruar, është gjetur i vdekur i dënuari V.V.(36) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje pa shenja të dhunës, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, qëndron në njoftimin e MPB-së.