Ministria e Brendshme njoftoi se dje pasdite është gjetur një trup i pajetë në lumin Vardar, përcjell INA.
“Më datë 14.03.2022 në ora 13.30 në SPB Shkup është raportuar se në ujërat e lumit Vardar është vërejtur trupi i pajetë i një mashkulli. Në bregun e lumit tek ‘Dimitar Vlahov’, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë nxjerrë trupin nga uji dhe është konstatuar se është Z.G (74) nga Shkupi. Vdekjen pa gjurmë dhune e ka konstatuar ekipi i ambulancës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.(INA)