Gjendet i vdekur marinari shqiptar

Një marinar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në brigjet e Britanisë së Madhe. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, sipas të cilave viktima është Alfred Ismaili, 32 vjeç nga Durrësi.

Shqiptari ishte marinar në një anije mallrash me emrin SMN Explorer, ndërsa trupi i tij u gjet i vdekur në portin Alexandra Dock, në datën 1 shkurt.

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se shqiptari ka dëmtime në gjoks, ndërsa autoritetet dyshojnë se mund të këtë pësuar një aksident brenda anijes ku punonte.