Shkruan: Bekim Qoku
Në shtetet që tashmë janë pjesë e BE është i konfirmuar fakti që të drejtat e pakicave ose barazia midis komuniteteve të një shteti nuk favorizohen vetëm pse janë brenda BE-së. Integrimi i një shteti në BE nënkupton se tashmë janë plotësuar të gjitha standardet dhe kriteret e vëna nga unioni, domethënë nuk ka pengesa as në aspektin e resepektimit të të drejtave njerëzore, pakicave etj.
Nëse kemi këtë parasysh, realizimi i barazisë dhe i më shumë të drejtave për shqiptarët në kuadër të MV do t’u arritka vetëm pasi të kemi aderuar në BE është demagogji e pastër, është rrenë e kulluar.
Shqiptarët në MV janë në një gjendje tejet inferiore kundrejt bashkëqytetarëve të tyre sllavomaqedonas. Kjo gjendje garanton stabilitetin e shtetit. Por pyetja është, a u leverdis shqiptarëve kjo stabilokraci?! A u leverdis shqiptarëve pozita skajshmërisht inferiore për hir të stabilitetit të shtetit dhe rajonit që realizohet me ndihmën e disa drejtuesve politikë që po shohim se pasurohen pa masë, ata dhe familjarët e tyre?
Pse jo tash? Pse në BE në kurriz të të drejtave të shqiptarëve?
Pse jo edhe bullgarët edhe shqiptarët? Nuk janë përjashtuese këto dy kërkesa.
Aderimi në BE nuk është njësoj me aderimin në NATO. NATO na duhej për siguri. Dhe heqja dorë nga ndryshimi i 20% gjatë ndryshimit të emrit edhe mund të falej. Por jo tani. Tani s’kemi ngut. MV është e sigurt. Nuk e gjen më gjë. Shqiptarët në të po. Shqiptarët tani s’kanë nevojë të bëjnë rolin e gomarit, të durojnë gjithçka që u vihet mbi kurriz.
* Shkrimi eshte marre nga profili ne facebook i z.Bekim QOKU