Gjendja në qendrat Covid: 658 pacientë, shumica e tyre nga Shkupi

Në 24 orët e kaluara, 27 pacientë të rinj u pranuan në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv që trajtohen në njësitë e sëmundjeve infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 658 dhe ka rreth 415 shtretër spitalor të lira në qendrat Covid, tha Ministria e Shëndetësisë.

Prej tyre, 254 janë nga Shkupi, ku janë pranuar 27 pacientë të rinj në 24 orët e fundit për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit.

Shumica e pranimeve në Shkup janë në klinikat interne – 10, pastaj në qendrën kovide në sptalin “8 Shtatori” – 9, tre në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në Kozle janë pranuar 5 pacientë.

Në 24 orët e kaluara, një total prej 404 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus janë raportuar të trajtohen në qendrat Covid në spitalet në të gjithë vendin.