Në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut edhe sot ka pritje të gjata, për shkak të fluksit të madh për shkak të festave.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc pritjet janë varësisht nga periudhat kur ka lëvizje më të mëdha dhe se mund të vonoheni deri në 1 orë pritje.
Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth 40 minuta. Po ashtu pritje të shkurtëra ka edhe në vendkalimet e tjera si Qafë Thanë, Bllacë, por janë me intensitet më të ulët. (INA)