Gjendja sot në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut

0

Në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut dukshëm ka rënë fluksi i madh i makinave. Sipas të dhënave zyrtare, pritjet paksa më të gjata vijojnë në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe ate Bogorodicë.

Auto-MotoLidhja e Maqedonisë informoi se sot në Tabanoc pritjet janë deri në 30 minuta, ngjajshëm është edhe në Bogodoricë me Greqinë. Pritjet më të mëdha janë në pjesën e daljes nga vendi.

Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Së fundi radhët janë shtuar edhe në pikat e pagesave të rrugës përskaj korridorit 10. (INA)