Gjendje alarmante e pasivizimit të shqiptarëve në Medvegjë, njoftohet edhe OSBE

0

“Pasivizimi i shqiptarëve në komunën e Medvegjës ka marrë një hov të madh, vendbanimet shqiptarë janë çdo ditë në shënjestër të policisë për verifikim të popullatës, e më pas edhe pasivizimin e tyre”, kështu i ka thënë sot prsheva.com, Bajram Mustafa kryetarë i degës së PD-së në Medvegjë, njëherit edhe këshilltarë në KK të Medvegjës. Ky problem ka bërë që një delegacion nga Medvegja, kryesisht këshilltarë të PD-së të kryesuar edhe nga kryetari i këtij subjekti politik Nagip Arifi sot të qëndrojnë në zyrat e OSBE-së në Bujanoc për ti njoftuar për së afërmi me situatën e krijuar në këtë komunë.

Delegacioni i Partisë Demokratike i udhëhequr nga kryetari i saj Nagip Arifi së bashku me bashkëpartiakët e tij nga Medvegja, njëherit këshilltarë të Kuvendit Komunal Medvegjë, u pritën nga shefi i misionit të OSBE-së në Bujanoc Giacomo Bosisio. Në takim u disktua çështja politike dhe e sigurisë në Medvegjë, e parasegjithash këshilltarët e PD-së nga Medvegja e njoftuan Bosision rreth shlyerjes së shqiptarëve nga regjistri i gjendjes civile. Mystafa gjithashtu ka potencuar se, “shefi i misionit të OSBE-së në Bujanoc Giacomo Bosisio, na tha se, shqetësimet tona do t’ia përcjellë shefit të tij në Beograd edhe pse mandati ynë është paksa i ngushtuar lidhur me çështjen për të cilën është potencuar në takim, ai na tha se do të vijmë në Medvegjë për të biseduar më përfaqësues të pushtetit lokal dhe policinë”, është shprehur Mustafa. Sipas tij, gjendja rreth pasivizimit të popullatës shqiptare kohëve të fundit në komunën e Medvegjës ka marrë hov edhe më të madh dhe nëse nuk ndërmiret diçka në këtë drejtim Medvegja zyrtarisht do të ngelë pa shqiptarë. Vlenë të theksohet se në KK të Medvegjës në koalicionin qeverisës me SNS bëjnë pjesë edhe dy subjekte politike shqiptare PVD dhe PDSH./presheva.com