​Gjendje e rënduar në Kosovë si pasojë e vërshimeve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/01/2023

Situata në Kosovë është rënduar pas të reshurave të shiut duke bërë që shumë zona të jenë të përmbytura. Qeveria dhe institucionet vartëse thonë se po vazhdojnë angazhimin për të garantuar normalitet në këto situata të vështira.

Skenderaj dhe Mitrovica janë dy komunat më të prekura dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Megjithëse, të dy komunat nga përditësimet e fundit në terren thonë se gjendja është nën kontroll.

Ministrat Xhelal Sveçla, Artanë Rizvanolli dhe Elbert Krasniqi kanë qëndruar në Mitrovicë, më pas kanë vazhduar me inspektimin e gjendjes në rrugën nacionale Mitrovicë-Bërnjak e cila pjesërisht vazhdon të jetë e bllokuar, për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Ministrat vizituan edhe pendën e liqenit të Ujmanit, ku përkundër nivelit të lartë të ujit situata po menaxhohet suksesshëm. Me këtë rast ministrat vizituan edhe stacionet policore në atë zonë, ku policët pa u kursyer po kontribuojnë në menaxhimin e situatës, si dhe asistimin e qytetarëve, pa dallim.

Në fshatin Drejë të Istogut, Forca e Sigurisë së Kosovës evakuoi 14 familje me rreth 60 anëtarë të cilit kishin mbetur të bllokuar gjatë gjithë ditës së enjte.

Vështirësi ka pasur edhe në komunën e Pejës, më saktësisht në fshatin Baran ku situata ka qenë më e rëndë.

Në Podujevë situatë më e rëndë është paraqitur në fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe disa zona urbane që janë prekur nga vërshimet. Komuna e Podujevës ka thënë se gjendja në teren është tejet e rëndë, ndërsa kanë angazhuar 5 kompani të cilat po punojnë me kapacitete të plota në intervenim.

Disa komuna, përfshirë Mitrovicën, Skenderajn dhe Klinën kanë vendosur që të premten të mos zhvillohet mësimi në shkollat fillore dhe të mesme për shkak të gjendjes së rënduar, të krijuar si pasojë e vërshimeve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte./ksp

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

INFO

NA NDIQ