Gjendje e vështirë në Sudan, OKB: Mund të përfshijë të gjithë rajonin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/04/2023

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se situata e sulmeve në Sudan mund të përhapet në të gjithë rajonin dhe më gjerë, duke qenë se asnjëra nga palët nuk po tërhiqet.

Teksa situata sa vjen e vështirësohet, ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të ushtrojnë ndikimin maksimal për të gjetur një rrugë të mesme të konfliktit.

“Në Sudan nga luftimet e 15 prillit, qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Dhuna duhet të ndalet. Rrezikon një përhapje katastrofike brenda Sudanit që mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë. Ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta tërhequr Sudanin nga skaji i humnerës”, tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Përpara këshillit me 15 anëtarë, Gutëerres deklaroi se Kombet e Bashkuara nuk po largoheshin nga Sudani.

“Ne qëndrojmë me ta në këtë kohë të tmerrshme. Unë kam autorizuar zhvendosjen e përkohshme brenda dhe jashtë Sudanit të disa familjeve të personelit të Kombeve të Bashkuara”.

Prej disa ditësh Sudani është në gjendje të vështirë për shkak të sulmeve që kanë lënë të vdekur qindra persona, ndërsa mijëra diplomatë janë evakuuar nga zonat e prekura. Përplasjet e dhunshme midis dy ushtrive rivale, ushtrisë së rregullt vendase dhe trupave paraushtarake që njihen si Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, ka ngritur alarmin tek vendet që kanë shtetasit e tyre që jetojnë në Sudan.

Top Channel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

burgu manastirit

Shpërthen zjarr në burgun e Manastirit, lëndohet një i burgosur

lista zgjedhore

Nesër fillon inspektimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

edmond mustafa tuz mali zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

daniel server

Serwer për Vuçiq-in: Dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

Kosova EU BE

A e rekomandoi ambasada e Kosovës një kosovar të pranojë dokumentet e Serbisë? MPJ deklarohet për rastin

shaip kamberi vucic

Vuçiç fton shqiptarët në qeverinë e re, cila ishte përgjigja ndaj tij?

INFO

NA NDIQ