Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

Picture of INA
INA

02/10/2023

Prof. Dr. Kudusi Lama, gjeneral në pension

Një luftë e vogël ndodhi. Një provë e fshehtë agresioni u bë. Një fitore e shqiptarëve u evidencua në histori. Një humbje dhe turpërim i Serbisë ndodhi. Dhe pse? Vetëm se një president shteti, i quajtur Aleksandër Vuçiq, që e ka marrë Serbinë peng për interesat e filozofisë së tij politike si trashëgimtare e filozofisë fashiste të Milosheviçit, ka dëshirë të mbetet në historinë e kombit të tij si i madh.

Po a mund të jetë i madh një komandant që vret dhe pret në besë ushtarët e tij? A mund të ketë jetë i madh një njeri që dërgon ushtarët e tij për të bërë akte terroriste në shtetet fqinje? A mund të jetë i madh një komandant që pasi dështojnë i mohon ushtarët e tij?

Gjithë bota i pa komandot terroriste serbe, por ato nuk i ka parë komandanti i përgjithshëm i tyre Aleksandër Vuçiq.

Pikërisht ai që i organizoi, ai që i përgatiti e i trajnoi, ai që i pajisi me pajisjet, armët dhe municionet më moderne të kohës, ai që u bëri edhe planin e operacionit, ai që ishte në pritje edhe të rezultateve të operacionit, kur komandoja terroriste dështoi me turp, ai, komandanti i përgjithshëm dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i mohoi ato, i degradoi, i quajti qytetarë të fshatit që kishin dalë të mbroheshin prej Albin Kurtit, duke ua rrëzuar personalitetin ushtarëve të tij më besnikë.

Ata ushtarë, vërtetë bënë një vepër të rëndë terroriste, ata u futën dhe bënë agresion në një shtet fqinj, ata u treguan nivel i ultë duke vrarë zyrtarin e policisë së Kosovës Afrim Bunjakun, i cili ishte duke bërë një vepër humane, duke liruar rrugën që e kishin zënë, me qëllim, të qarkullojnë lirshëm qytetarët, pavarësisht nacionalitetit të tyre, shqiptarë, serb, boshnjakë, turq, romë etj. Ata bënë vepra të turpshme edhe duke u futur në një objekt kulti fetar, por në fund të fundit ata ishin duke zbatuar një urdhër. Ishin duke zbatuar detyrën që kishin marrë nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë Aleksandër Vuçiq.Jam i sigurt, se edhe në efektivin e asaj komandoje jo të gjithë kanë ardhur në atë rajon të Kosovës me bindje për të bërë krime. Mund të jenë dy, ndoshta edhe pesë, ata që kanë ardhur me bindje për të bërë terrorizëm në Kosovë. Por të tjerët i kanë futur në rresht e u kanë thënë të shkojnë në detyrë.

Unë do të desha që ata burra serb që u vranë të ishin pranë familjeve të tyre. Unë do të desha që qytetarët serb të jetojnë të qetë në vatrat e tyre.

Por ja që kanë një komandant të pabesë, të pa aftë, frikacak dhe kriminel, i cili edhe kur nuk mund të arsyetojë atë që ndodhë, mbyll sytë e tij dhe e quan të pa ndodhur. E turpshme për të. Ai duhet t’u kërkojë falje serbëve që luan me ta.

Është e turpshme për Aleksandër Vuçiqin, që ushtarët e tij i quajti qytetarë të fshatit në Banjskë, që ishin revoltuar me kryeministrin e tyre Albin Kurtin, ky komandant i mbrapsht që siç duket edhe ëndrrat i shikon me Albin Kurtin. Nuk qe i zoti as të dilte publikisht të thoshte: Po, këta janë ushtarët e mi, i kam dërguar unë, se ashtu e mendova, ose më kanë rebeluar pa dijeninë time, por megjithatë janë ushtarët e mi. Por ai nuk e bëri, ai dezertoj nga detyra e komandantit duke u fshehur pas gishtit megjithëse gjithë bota e ka parë.

Unë nuk do t’i kisha mohuar kurrë ushtarët e mi, çfarëdo që të kishte ndodhur. Kurrë nuk do të isha fshehur nga ushtarët e mi, sepse do të më vinte turp prej tyre.

Kosova vërtetë humbi një kuadër të policisë së saj. Por fitoj një dëshmor, fitoj një hero të saj. Megjithëse do të donim ta kishim në radhët e repartit të tij dhe pranë familjes e fëmijëve të tij. Por ja që atdheut i nevojiten edhe dëshmorët kur ka djallin fqinj, që ka dëshirë në çdo kohë të djegë shtëpinë e tjetrit.

Megjithatë Policia e Kosovës, e bëri betejën e saj, e dha mesazhin e forcës dhe të profesionalizmit të saj, e dha mesazhin e shpirtit luftarak dhe atdhetar përballë armikut, duke e asgjësuar atë plotësisht, duke e bërë të marrë arratinë, për t’i quar komandantit të përgjithshëm mesazhin e disfatës së tij.

Unë sot ndihem mirë dhe i sigurt nën mbrojtjen e atyre djemve dhe burrave që na bënë krenar. Të cilët i treguan botës se ky vend ka zot dhe se sado të përpiqen fashistët, kockat do të lënë në trojet e këtij populli paqedashës.

Dhe të dish mirë o komandanti i përgjithshëm i Serbisë se mbetjet e grupit terrorist që organizove, përgatite dhe dërgove në Kosovë erdhën te familjet e tyre sepse shqiptarët nuk janë vrasës. Burrat shqiptarë të policisë së Kosovës ua lanë një shteg hapur mbetjeve të terroristëve të tu që të largohen, sepse nuk deshën t’i vrasin më tej. Prandaj ji mirënjohës ti dhe të gjithë ata që u kthyen në familjet e tyre.

Tani po të ka mbetur pak qytetari europiane, arrestoi dhe dërgoji në Kosovë ku kanë kryer krimin të dënohen sipas ligjeve të shtetit, të cilit i kanë cenuar sovranitetin dhe i kanë vrarë një punonjës sigurie në detyrë pa asnjë arsye.

Uroj që të mos kemi më veprime të tilla. Por uroj që edhe ushtarakët, policët dhe komandot serbe, të kenë kuptuar se komandanti i tyre i përgjithshëm Aleksandër Vuçiq, nuk është prej atyre burrave që edhe u vë detyrë e edhe i vlerëson për detyrën e kryer e për sakrificën e bërë. Uroj ta kenë kuptuar se ai edhe i dërgon të vriten edhe thotë nuk janë me mua e nuk di gjë për ta.

Kështu të paktën veproi komandanti Vuçiq në rastin e kësaj komandoje terroriste që u neutralizuar në Kosovë më 24 shtator 2023, që për çudi e kreu sulmin ditën e diel. E që përfundoj duke u mohuar.

Unë kurrë nuk do të kisha nderim për atë lloj komandanti që më organizon, më trajnon, më pajis e më dërgon të kryej një detyrë, dhe pasi dështoj, thotë nuk e njoh kush është, nuk ka lidhje me mua dhe nuk është shtetas i imi. Siç veproj Aleksandër Vuçiqi në rastin në fjalë.

Unë personalisht i bëra thirrje Aleksandër Vuçiqit që të distancohet si burrë prej kësaj komandoje. Dhe e kam pritur distancimin e tij, qoftë edhe për hatër të qytetarëve të Serbisë, për të bërë të mundur që të mos shihen në botë si terroristë. Por ai veproj siç nuk do të duhej të vepronte. Ai mohoi ushtarët e tij, duke i kthyer në qytetarë të revoltuar, për çka nuk e besoj askush dhe të gjithë vunë buzën në gaz me qëndrimin e tij, dikush me tallje, dikush për mëshirë, dikush për indiferentizëm e unë për neverinë që ndjej ndaj tij, duke vlerësuar se duhet të mos ishte kaq frikacak e kriminel, por të paraqitej burrë shteti e të mbante përgjegjësi para kombit të tij dhe para botës.

Kujtoj përgjigjen e Çurçillit, kur i bënë pyetjen pse u hutua Stalini më 22 qershor 1941, (që ndodhi ditën e diel, sepse siç duket fashistët këtë ditë e kanë si ditë fati), kur e sulmoi Gjermania Bashkimin Sovjetik dhe nuk besonte se Hitleri mund të kishte dhënë një urdhër të tillë. Çurçilli u përgjigj: Stalini ishte burrë shteti dhe mendonte se edhe Hitleri do të ishte si ai, prandaj nuk kishte si ta dinte se përballë kishte një bakabond. E kujtova këtë se sido që të ishte Aleksandër Vuçiq nuk kam menduar kurrë se ai mund të jetë realisht një komandant i pa aftë, frikacak dhe kriminel që plotëson portretin e një bakabondi, kam menduar se duhet të jetë burrë shteti, megjithëse armik, por jo, nuk qenka i tillë. Komandoja terroriste që me urdhër të tij bëri agresion në Kosovë, është treguesi më i plotë i këtij përfundimi.Prandaj do ta këshilloja këtë komandant të dobët, që vret dhe mohon ushtarët e tij, që të mos guxojë më, sepse ajo që ndodhi është një tregues i gjallërisë së shpirtit kombëtar shqiptar. Me veprime të tilla, shqiptarëve veç u freskon kujtesën e ushtarët tu i merr në qafë, ua shkurton jetën për interesat tua. Leni serbët të bëjnë jetën e tyre. As ata nuk ta kanë ngenë të shkojnë sipas oreksit tënd. Dhe duhet të dish se një ditë do të dënojnë me turp.

Vula e lirisë së Kosovës është e pa tjetërsueshme. Ajo mbështetet në simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbështetet në të drejtën për liri të kësaj toke që ka histori të lavdishme e të thellë në kohë, përtej çdo lashtësie.

TË FUNDIT
8 orë
Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale
9 orë
Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror
10 orë
Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin
24 orë
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë: Krenar me ju, e ardhmja është premtuese
1 ditë
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

ME TE LEXUARA

24 orë
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë: Krenar me ju, e ardhmja është premtuese
10 orë
Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin
9 orë
Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror
8 orë
Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

LEXO MË SHUMË

albin kurti mickoski

Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

hisen berisha

Haxhi Qamilët e sotëm ata që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës e qëndruan kokulur para flamurit shtetëror

vucic kurti

Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin

Kurti pas eliminimit të Shqipërisë: Krenar me ju, e ardhmja është premtuese

isuf kadriu

Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

bajram begaj

Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

spanja kosova

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

wesley clarck vesli klark

Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

muharrem maralusha

Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)

INFO

NA NDIQ