Ish-komandanti i trupave të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 1999, Mike Jackson, ka ngritur alarmin për mundësinë që sulmi ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën mund të nxisë Luftën e Tretë Botërore.
“E kam të zorshme ta them këtë, por s’e përjashtoj këtë mundësi. Situata është shumë e ndjeshme në termat Lindje-Perëndim dhe të ardhmes së tij. Ky është territor i pa eksploruar. Falë Zotit nuk e përjetuam përdorimin e armëve nukleare që nga 1945-ta dhe mbijetuam. Sinqerisht nuk kam besimin të them, se ne do mbijetojmë dy të tretat e këtij shekulli pa një përdorim të tillë”, tha gjenerali i pensionuar për televizionin GB.
Në fakt, Jackson botërisht njihet si njeriu që e shmangu nisjen e Luftës së Tretë Botërore dhe kjo më 1999 në Kosovë.
Para 23 vjetëve një kontingjent i ushtrisë së Rusisë kishte depërtuar në Kosovë para forcave të NATO-s duke pushtuar Aeroportin e Prishtinës.
Për të kryer punë me rusët që sikur tani edhe atëbotë kryetar kishin Vladimir Putinin, ushtarakut britanik, komandanti suprem i forcave të Aleancës për Evropë, amerikani Wesley Clark i kishte dhënë urdhër.
Sipas rrëfimit të vetë Jackson, Clark urdhëroi që të rrethohen rusët e të shmanget vendosja e tyre në portin ajror. Ky akt sipas tij do ndizte luftën mes dy fuqive botërore.
I pari i KFOR-it para 23 vjetëve u soll me atë që quhej “qetësi veprimi”.
Forcat e NATO-s nuk u ndeshen me rusët të cilët qëndruan në aeroport deri në verën e 2003-ës . Mike Jackson krenohet me veprimin që e ruajti paqen në Ballkan e Botë./KlanKosova.tv