Gjenerali serb kërkon një aksion tjetër kundër shqiptarëve në Serbi

0
Gjenerali serb Momir Stojanoviq, i cili është i kërkuar nga Interpoli për krime kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në një emision në Serbi të quajtur “Cirilica”, ka bërë thirrje që të ndryshohen emrat e vendbanimeve shqiptare në Serbi, të cilat dikur ka qenë të banuara me shqiptarë.

Stojanoviq, i cili ka qenë dikur edhe shef i inteligjencës ushtarake në Prishtinë, ka thënë se “pse duhet të jenë ende toponimet shqiptare në Toplicë, si Kastrati e Pllana? A nuk ka mundur pushteti lokal që t’i ndryshojë këto toponime, në mënyrë që të mos thonë më që ato vende paskan qenë me shqiptarë?”