Gjërat nuk i shohim siç janë, por siç duken!

Picture of ina-online
ina-online

31/10/2023

shkruan: Kim Mehmeti

Jo vetëm në rrafshim mbarëkombëtar, por edhe nëpër ‘Shqipëritë’ tona, gjërat qëllimisht janë vënë mbrapshtë, andaj edhe nuk i shohim siç janë, por ashtu siç duken.

Ja për shembull, nëpër shoqëritë shqiptare shpeshherë ndodhë që narkodilerët e hajdutët të ndihmojnë materialisht ndërtimin e përmendoreve, faltoreve, shtëpive bamirëse…, kështu që ata të bëhen shenjë njohëse e krenarisë dhe mirësisë sonë, ndërkaq shqiptarët e ndershëm, por skamnorë, të duken si ‘paçavure’ të popullit?

Apo, ndodh si në Shqipëri, të bëhen ‘reforma’ në drejtësi dhe SPAKU ta fillojë gjuetinë e ‘peshqve’ të mëdhenj, por vetëm që të mos shihen peshkaqenët e ‘Rilindjes’ që e kriminalizuan dhe privatizuan tërë shtetin, që mëmëdheun e bënë vend ku shqiptarët ndjehen si qiraxhi.

Po pra, si çdokund në këtë botë, edhe në atë shqiptare, qëllimisht shumëçka është vënë mbrapsht, vetëm që të mos shihet se, për shembull, ‘Ballkani i Hapur’ dhe ‘Zajednica’ e komunave serbe, janë vetëm perde që e mbulojnë të vërtetën se si perëndimi i kërkon ‘ndjesë’ Serbisë për bombardimet e 1999.

Dhe që të mos shihet se Albin Kurtin nuk e duan të huajt vetëm pse ai e ngriti këtë perde dhe i mundësoi popullit të shihte se çfarë loje luhet rreth Kosovës dhe pse për Vuçiqin, Kryeministri i sotëm i Shqipërisë është më i rëndësishëm se Dodiku i ‘Republika Serbska’!

Pa dyshim se prapështitë më të mbrapshta janë ato të rrafshit planetar, që nuk lejojnë, për shembull, të shohësh se në Gazë nuk mposhten palestinezët, por e gjithë gjinia njerëzore, e veçanërisht bota Perëndimore e cila i duartroket Izraelit përderisa ai ‘gabimisht’ e vret të ardhmen palestineze – fëmijët e këtij populli!

Pra që të mos shohim se sikur Izraeli të donte t’i shmangte viktimat e pafajshme, nuk do i dëbonte banorët e Gazës drejt Egjiptit, por do i strehonte nëpër vendbanimet e sigurta hebreje ku nuk do ishin të rrezikuar nga bombat izraelite.
Po, në Palestinë, Ukrainë, Irak, Siri, Afganistan, Jemen…, ka aq shumë varreza, rrënoja e lotëderdhje sa ta mbulojnë të vërtetën se vrasja e fëmijëve nuk do merr fund kur atë do e kërkojnë protestuesit e ndershëm të kësaj bote, por kur atë do e duan sheikët arabë dhe pasanikët tjerë të këtij planeti.

Në këtë botë shumëçka është vënë mbrapshtë dhe thuajse tërë planetin e ka mbuluar tymi e mjegulla e dhembjes, andaj edhe nuk shihet se gjininë njerëzore nuk e rrezikojnë ushtarët e armatosur, por ata që mbjellin urrejtje ndëretnike e ndërfetare. Ku ta dish, mbase ky planet tani më aq është ç’vendosur dhe është katandisur udhës së mbrapshtë, sa është e pamundur të shihet se të armiqësuarit e sotëm të kësaj bote bëjnë ‘punën’ për të cilën paguhen: vrasin njëri tjetrin!

TË FUNDIT
8 orë
Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!
1 ditë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
1 ditë
Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!
3 ditë
Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?
4 ditë
Shqiptarët shtohen, e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet saç ka qenë!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

Kim Mehmeti

Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!

Eduard Zaloshnja

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

Kim Mehmeti2

Shqiptarët shtohen, e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet saç ka qenë!

naser-pajaziti

Propaganda për të nxirë bregdetin shqiptar!

dijana toska

Të jetosh në mesin e derrave!

Orban Putin

Orban krijoi pakënaqësi me takimin me Putin e Xi, A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

Kim Mehmeti

Pyet Shqipëria thuajse nuk e dinë: Ku janë kosovarët, pse n’ pushim nuk vijnë?!

INFO

NA NDIQ