Gjermanët kanë dhënë mendim për zjarrin në Tetovë, raporti po përkthehet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/01/2022

Pas katër muajve pritje, ka arritur raporti nga ekspertët gjerman, të cilët dhanë mendim si është shkaktuar zjarri në spitalin modular në Tetovë. Për këtë raport, Prokuroria thoshte se është një segment i rëndësishëm i hetimit, që të arrihet deri te fajtorët e vërtetë për zjarrin në të cilin 14 pacientë që mjekoheshin nga coronavirusi humbën jetën tragjikisht.

Kjo tani do të thotë se lënda është sa më afër deri te vendimi i Prokurorisë. Tani raporti do të krahasohet me dëshmitë tjera që i mbledhën ekipet hetuese në vend, të cilët konstatuan se një kabllo e energjisë elektrike gjatë reanimacionit të një pacienti ka qenë shkak i shkaktimit të zjarrit.

“Deri te Prokuroria Publike Tetovë ka arritur raporti nga ekspertiza që përmes ndihmës ndërkombëtare juridike u kërkua nga ekspertët gjerman. Pasi të përkthehet raporti, rezultatet do të analizohen së bashku me dëshmitë e tjera të mbledhura në lëndë, me çka do të sillet vendim i Prokurorisë”, thonë nga Prokuroria për “A1on”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes ndihmës ndërkombëtare, që do të thotë se kjo mund të shfrytëzohet edhe në ndonjë procedurë eventuale gjyqësore.

Ndryshe, deri tani janë kryer tre ekspertiza. E para është bërë nga MPB, ku është konfirmuar se lidhja e rrymës gjatë kohës së reanimacionit të një pacienti ka ngrohur më tepër seç duhet kabllon vazhduese me çka është shkaktuar zjarr. E dyta është nga Fakulteti Teknologjik, prej ku nuk ka detaje për çfarë bëhet fjalë dhe e treta është bërë nga një elektroinzhinier rreth instalimeve në spital.

Nga spitali modular në Tetovë, jetën e humbën 14 persona, kur përveç pacientëve ka pasur edhe familjarë të tyre.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mpj22-696x385

Parlamenti Evropian korrigjon gabimin e emrit të shtetit për Maqedoninë e Veriut pas kërkesës së MPJ-së

BDI selia

BDI: Deshi apo jo LSDM dhe VMRO, Presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend

arben taravari

Taravari: Vetingun do ta bëjë në qeverinë e ardhshme koalicioni VLEN

Arben Taravari VLEN

Taravari: Me ardhjen e VLEN-it në pushtet, viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen

Zana Avdiu

Zana Avdiu reagon pas vrasjes së gruas në Pejë: Gra, çohuni se s’ka me duru mo

IMG_1144

Bekim Sali në Dërven, takim me banorë të shumë fshatrave

shkolle klase

Për një vit u mbyllën 14 shkolla në Maqedoninë e Veriut

zjarr

QMK njofton: Digjet mali në Jabolçishtë të Epërm

gjimnazi kumanove

Fillojnë punimet për ndërtimin e Gjimnazit në Kumanovë (dokument)

INFO

NA NDIQ