Gjermanët peticion për kthimin e Adelina Ajetit

0

Në të vërtetë, kështu nuk funksionon. Gjermania është në mes të një mungese të plotë të punëtorëve të kualifikuar, veçanërisht në fushën e mjekësisë. Ka një mungesë në spitale të stafit infermieror të trajnuar. Por gjithashtu ka mungesë të mamive të kualifikuara. Dhe pastaj në mes të natës më 18 nëntor, rreth orës 02.00 të mëngjesit, Saksonia dëboi një mami të re, të praktikuar mirë në Kosovë, e cila ka jetuar në Leipzig për gjashtë vjet dhe është shumë e nevojshme

Kjo natyrisht se i befasoi të gjitha nënat e reja që deri më tani janë kujdesur nga Adelina Ajeti.

“Ditët e fundit, disa familje në Leipzig kanë marrë kujdes mjekësor për fëmijët e tyre. Lajmi na tronditi. Punonjësa e jonë e maternitetit, mamia është arrestuar dhe deportuar nga policia në një operacion nate dhe të mjegulluar. Është marr nga banesa e saj personale, duke e shkëputur nga një mjedis i qëndrueshëm, nga puna, miqtë dhe familja. Nga njëri prej institucioneve që financon vetë me taksat e tij. Do të donim t’ju prezantonim historinë dhe të kërkojmë mbështetjen tuaj mediatike për të adresuar këtë vendim të gabuar të qeverisë dhe, nëse është e nevojshme, për të punuar drejt një korrigjimi”, shkruan Luticia Gebhardt, duke përfaqësuar familjet e prekura dhe natyrisht Adelinën dhe familjen e saj.

“Por le të fillojmë nga fillimi”, thotë ajo. “Disa vjet më parë në Gjermani erdhi një grua e re nga Kosova, e cila është akoma e shkatërruar nga lufta dhe trazirat. Quhet Adelina Ajeti. Adelina ishte një mami në vendlindjen e saj. Ajo vazhdoi punën e saj me mish e me shpirt. Për të nuk ishte vetëm një punë, por ishte edhe një kushtrim, shkruan “Leipziger Internet Zeitung”, transmeton Shtegu.com. Për Adelinën ishte pjesë e zgjidhjes së konflikteve, rindërtimit dhe dëshirës për paqe që e shtynë atë të bëhej një mami.

Fatkeqësisht, për shkak se nuk pa ndonjë perspektivë në vendlindjen e saj, ajo erdhi në Gjermani. Këtu shpejt gjeti miq dhe gjeti një shef të ri mirëkuptues. Ajo gjeti një punë të re në ordinancën e maternitetit te Dagmar Röger. Adelina ndoqi disa kurse të gjuhës gjermane, dhe përfundoi nivelin C1. Kështu që ajo zotëronte gjuhën gjermane duke përfshirë gjuhën letrare dhe ishte vetëm një nivel larg nga gjuha e saj amtare. Shkollimi i saj nga Kosova nuk iu nostrifikua drejtpërdrejt. Por as Adelina nuk iu shmang kësaj – përkundrazi. Ajo luftoi për njohje dhe financoi gjithçka personalisht. Në fund ajo ishte në gjendje të ndiqte punën e saj të ëndërruar, e njohur plotësisht nga standardet lokale”.
Kërkesa e saj më e fundit për prolongim të lejeqëndrimit, daton nga tetori dhe nuk është përpunuar ende nga autoritetet e imigracionit. Vetëm kjo do të kishte parandaluar çdo dëbim. Por edhe një herë autoritetet e imigracionit në Chemnitz morën një vendim arbitrar dhe urdhëruan dëbimin.

“Adelina ka banesën e saj. Ajo i paguan taksat. Është plotësisht e integruar. Dhe viteve të fundit ka ndërtuar një jetë në Gjermani”, shkruan Luticia Gebhardt. “Por gjëja më e rëndësishme: ADELINA ËSHTË NJë MAMJ”. Një profesion që ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar. Më 18 nëntor 2020, rreth orës 02.00 të mëngjesit, Adelina u mor nga policia në shtëpi dhe u dërgua në burg. Tani ajo është dëbuar në Kosovë. Kërkojmë një rishqyrtim të menjëhershëm dhe kthimin e Adelinës dhe bashkëshortit të saj. Mungesa e tyre kërcënon disa dhjetëra fëmijë, gra dhe familje të tëra”.

Kështu e sheh Dagmar Röger, në ordinancën gjinekologjike në Thonberg, ku Adelina për herë të parë bëri praktikën e saj dhe pastaj mori gjithnjë e më shumë detyra në operacionet e përditshme. Dhe ajo kishte përfunduar një arsim universitar si mami në Kosovë. “Pikërisht ajo që tani e duam në Gjermani”, thotë Röger. Specialiste të tilla janë urgjentisht të nevojshme. Prindërit e interesuar tashmë kanë filluar një peticion dhe po mbledhin para për të paguar avokatin që supozohet se do të ndihmojë që Adelina të kthehet në Leipzig. Sepse sipas ligjit, ajo nuk është dashur të dëbohet.