Gjermania rregullon problemin në platformat e tyre, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë

Picture of INA
INA

05/11/2024

Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane.

Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, duke thënë se Republika e Kosovës nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, ashtu siç ka ndodhur më herët në Gjermani.

“Të nderuar bashkatdhetarë, për vite me radhë, Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, gabimisht në platformat e tyre, Republikën e Kosovës e kanë lidhur me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj. Falë reagimit dhe angazhimit tonë, si dhe bashkëpunimit me këto institucione bankare, Republika e Kosovës tashmë nuk figuron dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “ne keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla”./Telegrafi/

https://www.facebook.com/faruk.ajeti.9/posts/10161789830594133?ref=embed_post

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË