Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

Picture of ina-online
ina-online

08/06/2024

Gjermania ka njoftuar kontrolle shtesë përgjatë kufijve të saj në prag të Kampionatit Evropian të Futbollit 2024.

Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanisë nga e premtja, njoftoi ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser. Faeser tha se masa ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e Kampionatit Evropian të Futbollit të ardhshëm UEFA, i njohur si Euro 2024.Ministrja e Brendshme e Gjermanisë. Nancy Faeser, përmendi terrorizmin islamik dhe huliganizmin si kërcënime të mundshme.

Kampionati do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane. Euro 2024 fillon më 14 qershor dhe ndeshja finale është caktuar për 14 korrik. Kontrollet e përkohshme do të qëndrojnë në fuqi deri më 19 korrik.

Çfarë thotë Ministria e Brendshme për kontrollet kufitare?

“Ne po fokusohemi në kërcënimin e terrorizmit islamik, huliganizmit dhe sulmeve kibernetike”, tha Faeser në një deklaratë. Ajo shtoi se qëllimi i këtyre kontrolleve do të ishte arrestimi i autorëve të dhunshëm duke i identifikuar në kohë. “Policia federale do të mbrojë kufijtë, aeroportet dhe trafikun hekurudhor të Gjermanisë”, tha ajo.

Rreth 580 efektivë policie nga vende të tjera do t’u bashkohen organeve gjermane të zbatimit të ligjit për të kryer patrullime në qytetet pritëse, në stacione dhe në trena.

Ministria e Brendshme tha se do të vendosen kontrolle shtesë në kufijtë me Danimarkën, Francën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun. Të pesë vendet janë shtete anëtare të BE-së pjesë e zonës Shengen, që do të thotë se nuk ka kontrolle të rregullta kufitare midis vendeve dhe policia kryen vetëm kontrolle të rastësishme.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, kontrollet do të jenë “të zhdërvjellta dhe të përkohshme”.

Kontrolle të përkohshme kufitare në zonën Shengen

Kontrollet e përkohshme kufitare u vendosën në tetor përgjatë kufijve të Gjermanisë me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën për të luftuar kontrabandën dhe emigracionin e paligjshëm. Zvicra nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian, por është pjesë e zonës së lëvizjes së lirë Shengen, që nga viti 2008.

Kontrollet u zgjatën deri në mes të dhjetorit. Kontrolle kufitare u zbatuan gjithashtu përgjatë kufirit jugor të Gjermanisë me Austrinë në 2015 dhe mbeten në fuqi./DW

TË FUNDIT
4 orë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
21 orë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
1 ditë
FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia
1 ditë
Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani
2 ditë
Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

haxh-meke

Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite

izer aliu

FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia

policia gjermane gjermani

Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani

shqiperi-zvicer-587x396-1

Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024

slloveni punetor

Punëtorit nga Maqedonia i bien përmbi 800 kg, lëndohet rëndë

Antonio Bellushi

Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

Foto:Ilustrim

Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

INFO

NA NDIQ