Gjermania bën lëshim: Lejon “shopping turistët” nga kantonet kufitare

0

Dy ditë më parë, Gjermania ka kumtuar vendimin që edhe 8 kantone të tjera të Zvicrës të futen në listën e rrezikut. Dy kantone: Gjeneva dhe Vaudi, tashmë ishin në këtë listë

Por ky vendim ka “vrima”. Shkuarja në Gjermani për “Shopping” do të vazhdojë të jetë e mundshme për zviceranët e kantoneve kufitare, edhe pas futjes së tyre në “Listën e Zezë” nga ana e Gjermanisë.

Kështu do të jetë, të paktën sa i përket landit gjerman në kufi me Zvicrën, Baden Württemberg, shkruan albinfo.ch.

Një urdhëresë emergjente lejon njerëzit nga rajonet kufitare të hyjnë në Baden-Württemberg pa u detyruar të dëshmojnë me test “negativitetin” e tyre në raport me koronavirusin.

Urdhëresa mundëson këtë për të gjithë ata të cilët nga e shtuna udhëtojnë në landin në fjalë por me kusht që të mos qëndrojnë atje më shumë se 24 orë, përcjell albinfo.ch mediat zvioerane dhe gjermane.

Nuk ka rëndësi nëse këto kantone janë në listën gjermane të rrezikut. Kjo konfirmohet nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Migracionit, e Landit Baden- Württemberg.

Rregulli 24-orësh duhet të zbatohet veçanërisht për kantonet në vijim: dy Appenzellët, Aargau, Basel, Basel-Landschaft, Jura, Schaffhausen, Solothurn, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih.

Dispozita fillimisht ka shkaktuar konfuzion pasi që në fillim ishte thënë nga ministria se e gjithë Zvicra do të përfitonte nga rregulli.

Por, tani është e qartë se njerëzit që kanë qenë në kantonet: Fribourg, Nidwalden, Neuchâtel, Schwyz, Uri, Vaud, Zug dhe Gjenevë për më shumë se 48 orë në 14 ditët e fundit kanë detyrim për t`u karantinuar në rast se hyjnë në Gjermani.

Kantonet që nuk janë në listën e rrezikut gjithsesi mund të hyjnë normalisht në vend.