Gjermania dhe Franca kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

0

Diplomatë europerëndimor në Shkup thonë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, por për reforma.
Ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Tomas Gerberih ka thënë sot se Maqedonia e Veriut duhet të merr datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka disa probleme teknike të cilat duhet të zgjidhen.

I pyetur nëse mund të ketë krizë politike nëse vendi nuk merr datë për negociata, Gerberih tha se për stabilitetin e vendit është e nevojshme që të mbetet kjo Qeveri dhe të mos planifikohen zgjedhje të reja.

“Kryeministri Zaev ka bërë punë të mirë dy vitet e fundit me stabilizimin e këtij vendi dhe duhet të mbahet qeveria dhe të mos flitet për zgjedhje”, theksoi Gerberih.

Ambasadori francez në Shkup, Kristian Timonie po ashtu theksoi nevojën për reforma, në vend të zgjedhjeve në vend.