Gjermania do ti marrë të gjithë, lehtëson procedurat për punësim

0

Gjermania do ta lehtësojë punësimin e fuqisë së kualifikuar të punës nga vendet që nuk janë nga BE-ja. Ligji do të zbatohet nga viti 2020. “Punësimi i deritanishëm u ofronte prioritet punëtorëve vendor që janë pjesë e BE-së, kurse me ligjin e ri, renditja do të bëhet pas kualifikimeve të poseduara, pa marrë parasysh nga cili shtet vjen punëtori. Ligji i ri parashikon që qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së kurse kanë kualifikimet e nevojshme për në Gjermani të marrin leje- qëndrim prej gjashtë muajve që të gjejnë punë në mënyrë të pavarur, por me kusht që të mbijetojnë me të ardhurat e tyre personale”, thotë Lidhja e Odave Ekonomike. Sipas saj, kjo do të thotë largim më i madh i fuqisë punëtore nga vendi sepse shteti edhe më tej pret të zgjidh problemet kyçe për përmirësimin e jetës së qytetarit. “Tani hapen dy çështja që janë kyçe, nëse kjo rrugë më e lehtë për qasje në tregun e punës në Gjermani, me këto masa mund të kemi fluks të kuadrit të mbetur. Çështja e dytë është që të mos lejojmë kompanitë me kuadrin profesional të shpërngulen në vendet tjera”, tha Gabriela Kulebanova- nënkryetare e LSK-së. Derisa Odat druajnë për largim të kuadrit profesional, Qeveria konsideron se për tre vite është bërë mjaftueshëm për mbajtjen e qytetarëve në vend. “Mendoj që si Qeveria treguam se me të vërtetë kujdesemi që qytetarët të kenë jetë më cilësore në vendin tonë, e rritëm pagën minimale, pagën mesatare, e mbështesim biznesin që të mund të kujdeset për të punësuarit dhe të jetë në kondicion të mirë që të mund t’i shërbej të punësuarve dhe të çoj në realizimin e synimeve tona gjegjësisht të kemi stabilitet ekonomik në vend”-pohoi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Sipas analizave të fundit të ambasadës gjermane, vitin e kaluar çdo ditë 80 deri 100 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar vizë pune për në Gjermani. Aktualisht atje jetojnë mbi 100 mijë shtetas të vendit./Alsat