Gjermania e shpall AfD-në parti jokushtetuese

Picture of INA
INA

02/05/2025

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës, agjencia e vendit për inteligjencë të brendshme, ka publikuar një përditësim në hetimin e saj mbi partinë Alternative Für Deutschland, duke e klasifikuar atë si “organizatë e konfirmuar ekstremiste e krahut të djathtë”, ka raportuar “Der Spiegel”.
Më parë vetëm shoqatat shtetërore të AfD-së në pjesë të caktuara të Gjermanisë klasifikoheshin si të tilla, por partia në nivel kombëtar ishte klasifikuar si e “dyshuar”.

Kjo do të thotë se e gjithë partia konsiderohet si jokushtetuese.

Klasifikimi si parti e “konfirmuar” e ekstremit të djathtë ua heq agjencive inteligjente pengesat për monitorimin e partisë. Kjo u mundëson atyre t’i vëzhgojnë takimet, t’i përgjojnë telefonat dhe të rekrutojnë informatorë.

Raporti prej 1,100 faqeve i gjatë përmban prova të shumta që mbështesin natyrën antikushtetuese të partisë.

Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, “kuptimi i popullit i bazuar në etnicitet” që mbizotëron në parti është “në kundërshtim me rendin themelor të lirë dhe demokratik”.

Për shembull, AfD-ja nuk i konsideron gjermanët “me histori migrimi nga vendet me shumicë myslimane” të jenë të barabartë me gjermanët, sipas agjencisë. Gjithashtu, politikanët brenda partisë në mënyrë të vazhdueshme angazhohen kundër refugjatëve dhe imigrantëve.

Ndërkohë, pritet të marrë momentum debati politik për përjashtimin e AfD-së. Bundestagu, Bundesrati apo qeveria federale mund ta bëjnë një kërkesë për përjashtim në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe. Për shumë ligjvënës, klasifikimi si “e konfirmuar” ekstremiste e krahut të djathtë konsiderohej një parakusht i rëndësishëm për të konsideruar kërkesën e përjashtimit.

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË