Gjermania, e “trembur” nga spiunazhi rus

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/01/2023

Interesi i inteligjencës ruse për Gjermaninë vazhdon të rritet ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, sipas inteligjencës gjermane.

Kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, rendit Kinën dhe Iranin në mesin e atyre vendeve, shërbimet sekrete të të cilave janë aktive në Gjermani.

“Interesi i shërbimeve të inteligjencës ruse këtu në Gjermani jo vetëm që nuk është ulur, por po rritet ndërsa efektet e luftës vazhdojnë”, tha Haldenwang për dpa në një intervistë.

“Situata aktuale tregon edhe një herë se sa real është rreziku i spiunazhit rus,” shtoi ai, duke iu referuar një agjenti të dyshuar të dyfishtë në Shërbimin Federal të Inteligjencës Gjermane (BND), i cili u arrestua pak para Krishtlindjeve.

Personi i arrestuar dyshohet se i ka dhënë informacion sekret një agjencie të inteligjencës ruse.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, disa shtete evropiane dëbuan agjentët rusë, me Gjermaninë që dëboi 40 anëtarë të ambasadës ruse në Berlin.

“Ne po bëjmë përpjekje serioze për të parandaluar që personat e tjerë që mund të lidhen me shërbimet e inteligjencës ruse të vijnë këtu në Gjermani”, tha Haldenwang për dpa, duke shtuar se qeveria federale ka shtrënguar rregulloret e vizave për këtë qëllim. /tesheshi

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e ri për mobilizimin ushtarak! Rregullore e ashpër për burrat, ja çfarë parashikohet

Biden

Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

anije1

Tre armiqtë historik bëhen bashkë kundër Kinës në Paqësor

INFO

NA NDIQ