Gjermania inkurajon Kosovën që t’i përgjigjet pozitivisht ftesave të Brukselit për dinarin

INA
INA

07/03/2024

Shqetësimet e Gjermanisë për Rregulloren e BQK-së, e cila ndalon dinarin serb, janë adresuar të gjitha te Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje për TV Dukagjinin, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se këto nuk janë shqetësime vetëm të Gjermanisë, por edhe të shteteve të tjera të BE-së.

“Shqetësimet që Gjermania dhe një sërë miqsh dhe partnerësh të tjerë të Kosovës kanë lidhur me komunikimin në lidhje me zbatimin e direktivës së bankës qendrore janë demonstruar vazhdimisht dhe mjaftueshëm”, thuhet në përgjigje.

Tutje në përgjigje thuhet se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesave që vijnë nga BE-ja në kuadër të dialogut.

“Nga këndvështrimi i Gjermanisë, qeveria e Kosovës duhet të marrë pjesë në çdo takim të dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja në të cilin është ftuar. Kjo është pjesë e angazhimit për dialog dhe vullnetit për t’iu afruar BE-së në tërësi. Kosova është përkushtuar për të dyja në disa raste dhe presim që kjo të mbetet kursi i zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel të thirrur për çështjen e dinarit serb, Kosova u përfaqësua nga krerë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkaq Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviq.

Lajçaku, duke folur për mospjesëmarrjen e Bislimit në këtë takim, tha se “qëllimisht” në ftesën dërguar palëve, e kishte lënë të hapur mundësinë që ato të zgjidhnin se kush do t’i përfaqësonte në takim.

Rregullorja e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutë me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Rregullorja është kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se ai u mor pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet te popullata serbe.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

banka-popullore-800x445-780x439-1

Lehtësim të politikës monetare, në gjysmën e dytë të vitit

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

alkaloid-780x470-1

Alkaloid sërish shpallet kompania më e dëshirueshme për të punuar

nxemje-qendrore- ngrohje780x439-1

Për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdohet sezona e ngrohjes në Shkup

Marko-Bislimovski-780x439-1

Bislimoski: Ngjarjet në mes Iranit dhe Izraelit do të ndikojnë në çmimin e derivateve të naftës

Banka-Boterore-600x360-1

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni e Prishtina

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

statistika menaxhim ekonomi biznes

19 organizata biznesi kundërshtojnë zyrtarisht anëtarësimin me detyrim në një Dhomë Ekonomike Kombëtare

nafta tregjet

Rritet çmimi i arit dhe i naftës! Si po ndikon në tregjet financiare sulmi i Iranit ndaj Izraelit

INFO

NA NDIQ