Gjermania me paketë të re të ndihmës prej 32 miliardë euro, ja si do ta nxis ekonominë

Picture of Ina Online
Ina Online

04/09/2023

Qeveria gjermane po përgatit një paketë masash tatimore me vlerë 32 miliardë euro për të stimuluar ekonominë e trazuar dhe industria paralajmëron se paketa duhet të përfshijë edhe kontrollin e çmimit të energjisë elektrike.

Akti i propozuar i Mundësive të Rritjes, i miratuar të mërkurën, mbulon periudhën nga 2024 deri në 2028 dhe ofron stimuj për kompanitë për investime të gjelbra dhe kërkime dhe zhvillim, raporton Reuters.

Qeveria planifikon t’u sigurojë kompanive një zbritje më të madhe tatimore për rezultatet e viteve të tjera financiare. Masat u zbuluan për publikun të mërkurën në një aktivitet tradicional dy-ditor të qeverisë në kështjellën në Meseberg, 60 kilometra në veri të Berlinit.

Kompanitë gjermane kanë paralajmëruar se paketa nuk është e mjaftueshme sepse nuk përfshin subvencione për energjinë elektrike.

“Kufizimi i çmimeve të energjisë elektrike është i domosdoshëm për të ndaluar deindustrializimin”, thekson shoqata për industrinë kimike VCI.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte i paqartë në përgjigjen e tij, duke thënë se “Qeveria ende po shqyrton çështjen e sigurimit të një furnizimi me energji elektrike të lirë”.

Ekonomia e Gjermanisë, më e madhja e Evropës, ngeci në tremujorin e dytë, duke mos treguar shenja rikuperimi nga recesioni dimëror dhe duke konsoliduar pozicionin e saj midis ekonomive kryesore të botës me nivelet më të ulëta të aktivitetit, vuri në dukje Reuters.

Inflacioni gjerman i çmimeve të konsumit u rrit me 6.4 për qind nga viti në vit në gusht, treguan të dhënat paraprake të mërkurën, nga 6.5 për qind në korrik, por më i lartë se parashikimi prej 6.3 për qind në një sondazh të Reuters.(INA)

TË FUNDIT

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

Hati feston ditëlindjen, biznesmeni që i qëndroi pranë ngjall dyshime

Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standartet e dyfishta ndaj shqiptarëve në Zvicër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË